top of page
Search

Si të përgatitemi për ditën e parë të shkollës

Silvana Çaushi


(Këshilla për Mësuesit, Drejtuesit, Prindërit dhe Nxënësit)


Dita e parë e shkollës është një ditë e veçantë për të gjithë: mësuesit, nxënësit, prindërit dhe drejtuesit e shkollës.

Për ta bërë këtë ditë sa më të këndshme, është e rëndësishme që të gjithë të jenë të përgatitur. Më poshtë mund të gjenu disa këshilla të thjeshta për secilin prej tyre.

 

Këshilla për Mësuesit


  1. Bëj një plan të thjeshtë për javën e parë.

Kjo do të të ndihmojë të fillosh me sukses dhe të krijosh një atmosferë të qetë në klasë.


2. Krijo një ambient miqësor

Përshëndet nxënësit me buzëqeshje dhe bëj lojëra të thjeshta që ata të njihen me njëri-tjetrin.


3. Fol qartë

Shpjego rregullat e klasës dhe pritshmëritë që në fillim. Kjo do të ndihmojë që të gjithë të jenë të qartë për atë që pritet prej tyre.


4. Dëgjo dhe vëzhgo

Kushto vëmendje sjelljeve dhe interesave të nxënësve. Kjo do të të ndihmojë të kuptosh se çfarë kanë nevojë ata.


Këshilla për drejtuesit e shkollës


  1. Mbështet mësuesit

Sigurohu që mësuesit të kenë të gjitha materialet dhe burimet që u nevojiten për të filluar mirë vitin shkollor.


2. Organizo një ceremoni të thjeshtë mirëseardhjeje

Një ceremoni e shkurtër mund të krijojë një atmosferë të këndshme për nxënësit dhe prindërit.


3. Komuniko me prindërit

Informoji prindërit për aktivitetet dhe pritshmëritë për vitin e ri shkollor, duke i mbajtur ata të informuar.


4. Kontrollo ambientin e shkollës

Sigurohu që gjithçka në shkollë të jetë e pastër dhe e sigurt për nxënësit dhe stafin.


Këshilla për prindërit


a) Përgatit fëmijët emocionalisht

Flisni me fëmijët tuaj për emocionet dhe shqetësimet e tyre rreth fillimit të shkollës. Mbështetini dhe inkurajoni që të shprehen lirshëm.


b) Krijoni një orar të rregullt

Filloni disa ditë më parë të riktheni orarin e gjumit dhe zgjimit, që fëmijët të përshtaten më lehtë me rutinën shkollore.


c) Pajisni fëmijët me gjithçka të nevojshme

Sigurohuni që fëmijët të kenë fletoret, librat dhe mjetet e tjera shkollore gati.


d) Komunikoni me mësuesit

Krijoni një lidhje të mirë me mësuesit e fëmijëve tuaj që të punoni së bashku për suksesin e tyre.


Këshilla për Nxënësit


  1. Qëndro pozitiv

Ditën e parë të shkollës, përpiqu të jesh i qetë dhe të njihesh me mësuesit dhe shokët e rinj.


2. Përgatit çantën

Bëj gati çantën tënde një natë më parë me të gjitha gjërat që të nevojiten.


3. Zbulo talente të reja

Përdor vitin e ri për të provuar aktivitete të reja dhe për të zbuluar çfarë të pëlqen më shumë.


4. Mos ngurro të bësh pyetje


Nëse nuk e kupton diçka, pyet mësuesin. Ata janë aty për të të ndihmuar.


Të dashur prindër, drejtues, fëmijë:

Dita e parë e shkollës është një fillim i ri plot mundësi. Duke u përgatitur mirë dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin, mësuesit, drejtuesit, prindërit dhe nxënësit mund të kenë një vit shkollor të shkëlqyer. Le të jetë kjo ditë e paharrueshme për juve.

Suksese!

Comments


bottom of page