top of page
Search

Skleroza Multiple, shteti i çon të rinjtë në karrocë me rrota, ska ilaçe


Nga Tanush Çaushi


Të gjithë i shikojnë me keqardhje teksa shoqërohen nga krahu, mbajnë bastun dhe karrocë dhe mjete të tjera ndihmëse për të lëvizur. Dikujt i dobësohet shikimi  një tjetër me probleme me të folurit, një tjetër nuk kujton mirë e shumë pasoja të tjera.


Janë të rinj në moshë duke filluar që nga 20 vjeç u shfaqet një sëmundje në trupin e tyre. Është pikërisht skleroza multiple. 

Skleroza Multiple është një sëmundje e sistemit nervor qendror dhe një sëmundje tipike autoimune me natyrë neurologjike. 

Në Shqipëri janë 1850 pacientë sipas një studimi të huaj  edhe pse pretendohet se numri i tyre është më i ulët nga Institucionet Shtetërore. Janë dy herë më shumë femra sesa meshkuj.

Kjo sëmundje shfaqet nga mosha 20 deri 40 vjeç dhe progreson shpejt në mungesë të medikamenteve të duhura. 

Këtë artikull e shkrova për të ngritur problematikën e këtij komuniteti pasi janë shumë  problematika që e shoqërojnë, por që nga shteti shqiptar nuk janë në fokus dhe nuk kanë hyrë në rrugën e zgjidhjes.

Më poshtë disa prej tyre:

- Që nga viti 2014 nuk ka hyrë asnje medikament i ri në listën e barnave të rimbursueshme.

 - Ka vetëm dy alternativa dhe nëse e krahasojmëme rajonin, Kosova ka tre, Maqedonia 7, Mali i zi më shumë sesa 10. Dhe kjo tip sëmundje ka 5 forma dhe detyrimisht kërkon shumë lloje medikamentesh.

- Për formën progresive nuk ka medikamente fare.

- Trajtohen shumë pak pacientë rreth 140 ( viti 2021) ndërkohë që po ta krahasojmë me Kosovën ka 300 dhe synon më shumë.

- Mbështetja sociale është inekzistemte po të marrim parasysh moshën e re duhet një strategji e veçantë.

- Mungon programi i rehabilitimit falas me fizioterapi dhe mbështetje sociale.

Këta pacientë që nuk figurojnë në asnjë plan veprimi të qeverisë shqiptare trajtohen si numra dhe jo si qenie njerëzore që kanë një jetë, familje, punë dhe nje të ardhme. 

Ata i kanë kërkuar me anë të një letre zyrtare qeverisë shqiptare përkatësisht Ministrisë se Shëndetësisë, Fondit të Barnave të Rimbursueshme që në listën e barnave të rimbursueshme të futen edhe barna të reja.

Por, ende asnjë përgjigje zyrtare nuk ka ardhur.Ndonëse kjo situatë mund të jetë edhe për pacientë të sëmundjeve të tjera, kjo tregon edhe për një dështim të qeverisë së majtë shqiptare, e cila jo vetëm nuk mbështet sistemin shëndetësor falas siç ka trumbetuar por as edhe shtresat më vurnerabël.

Duhet një ndërhyrje urgjente që dhe këta pacientë të mund të jetojnë jetën e tyre dhe mos të trajtohen si numra.

Comentarios


bottom of page