top of page
Search

Sofistika vulgare e liderucëve


Një tekst për votimet e 30 qershorit nga OSBE-ja. Dy interpretime krejtësisht të kundërta.

Pozita thote: çertifikoi zgjedhjet!

Opozita thotë: hidhi në kosh votimet moniste.

Tekst i njëjtë, qëndrime të ndryshëm.


Nje pyetje e thjeshtë:

Pse nuk botohet siç ka ardhur e shkruar nga osbeistët teksti për karnavalen 30 qershorit?...

Pse, apo dalin lakrat në shesh e rrenacakët s'kanë ku kullosin?


Shqiptarët s'janë analfabetë, dinë të lexojnë e të kuptojnë shumë më mirë nga plot deputetē, ministra e liderucë.


Sofistika ka qenë shkollë filozifike në Antikitet e Mesjetë. Ata e stërhollonin argumentin deri në marramendje për të bindur tjetrin se e bardha s'është e bardhë.

Këta sofistët tanë bëhen vulgarë e karnavalë në sofistikën e tyre, jo vetëm se sot është shkollë jashtë mode, por edhe sepse i marrin kthesat shumë gjerë e me shumë vështirësi!...

Comments


bottom of page