Analiza
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, që është edhe Zëdhënëse e qeverisë. Znj. Elisa Spiropali,e cila nga titulli që mban tingëllon paqësor dhe i bukur, ka bërë një deklaratë të fortë në rubrikën “Opinion”, në News 24 për Presidentin Meta dhe Opozitën. Kjo deklaratë është shumë e çuditshme dhe destabilizuese. Nga pikëpamja politike është aspak profesionale.
A mundet që pikërisht Ministrja që duhet të mbajë në mënyrë të ekuilibruar marëdhëniet e parlamentit me qeverinë në deklaratat e saj të zhvlerësojë opozitën e vërtetë,gjysmën e vendit ? A i takon ky rol? A duhet që ministrja Spiropali të merret më shumë me Presidentin Meta,duke u bërë prokurore dhe gjykatëse apo me punët për të cilat shqiptarët e paguajnë? Këto deklarata nuk i shërbejnë klimës së mirë politike në vend dhe zgjidhjes së situatës politike të rënduar.
Spiropali ka akuazuar Presidentin Ilir Meta se ai ka shkelur Kushtetutën dhe është bërë pjesë e një skenari për destabilizimin e Shqipërisë pa paraqitur fakte.
Për këtë do të bëhet dhe hetimi përkatës në Komisionin Hetimor Parlamentar,por konkluzionin e dha pa u kryer hetimi?!
Znj Spiropali kështu ka sulmuar gjysmën e Shqipërisë, opozitën "në rrugë" dhe Presidentin bashkë me LSI-në. Gjykoni vetë të dashur lexues sa të vërteta janë këto që themi:
Në lidhje me hetimin ajo u shpreh:
"Aktualisht është ngritur komisioni për hetimin e dekreteve të Presidentit, do vazhdojë procesi i hetimit dhe Parlamenti do votojë. Pastaj, i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë, por për ne është shumë e qartë se Meta e ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët dhe ka qenë pjesë e një skenari për të destabilizuar Shqipërinë. Nuk ka përfaqësuar interesin e popullit në asnjë çast”,
Në lidhje me opozitën ajo vlerësoi opozitën parlamentare si shumë më të vlefshme se ajo në rrugë, por edhe për opozitë joparlamentare duket se i ka lënë një vend në pashallëkun e vet,në parlament:
“Kemi një opozitë në parlament, e cila për hir të së vërtetës ka qenë produktive dhe për çështje madhore që kanë të bëjnë me te ardhmen e Shqipërisë, ka qenë decizive.
Kjo opozitë është shumë më e vlefshme se ajo në rrugë. Kemi përpara një sfidë dhe ajo është që të votojmë reformën zgjedhore.
Duhet të bëjmë reformën zgjedhore. Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka pikërisht këtë detyrë. Ka dhe një vend për opozitën jashtëparlamentare dhe shpresojmë që atë vend ata ta përdorin. Po ashtu edhe reforma në drejtësi është e rëndësishme. Ne presim implementimin e reformës në drejtësi. Ngrehina është gati dhe ne duam që gjithçka të vihet në vend”, tha Spiropali.
Comentarios