top of page
Search

SREBRENICË DASHURIA IME!

Nga Zade Kuqi

Serbrenica ka shumë varre, gra të veshura në të zeza,

përkujtim ditëlindjesh për fëmijë të pushkatuar, mbi të gjitha,

histori nga më makabret.

Një lumë lotësh rrethon relievin tënd,

dhimbjen e zemrës së djegur, malet e ndajnë

me njëra-tjetrën,

s’ka zë për këngë, këngët i ka veç për mort.

Tyta armësh marke të rëndë janë nisur rrugëve

që të qojnë te ti,

frigohu nga ushtarët pa fytyrë,

ata janë si monedha, prodhime serike prej metali,

si armët e rënda.


E bukur je, Srebrenicë, si trëndafil vere,

ushtarët me bereta të kuqe po vijnë

me të therë me bajoneta, në qafën e hollë,

me ta vu zingjirin e trashë të vdekjes,

me t’i pre krahët e butë, rrugët me t’i mbush

me të blertit arkivola!

Srebrenicë, dashuria ime, rri e gjelbërt si hëna mbi Prekaz,

si kallinjtë e papjekur në fushat e Guernikës!

Srebrenica, dhimbje dashurish e ndarjesh.


Zade Kuqi



Comments


bottom of page