top of page
Search

STALININ E HOQËM NGA SHESHET,PO JO NGA MENDJA

Nga Agron Mema

(BISEDË ME PLAKUN E URTË GËZIM XHAFERRI)


Gëzimi pi kafen duke menduar edhe për realitetin dhe ngjarjet e fundit në Shqipëri. Plakut të urtë e të mençur nuk i shpëton nga vëzhgimi asgjë. Thotë se njeriut që kur lind gjuhën ja mëson nëna me ninulla.

Ashtu dhe me shumicën e brezit tonë të lindur në vitet '30 të shekullit të kaluar. U rritëm me filozofinë M-L dhe me fotografitë dhe bustet e Titos, Stalinit dhe Enverit. Kudo shikoje Stalinin.Ne e kishim në mes të sheshit në Delvinë. Na është mpirë truri me të. Pas çlirimit ecëm me orientimet e tij; shpronsime e shpallje kulakësh, brgosje e internime, pushkatime e vrasje në kufi.

Pas demokracisë hapje kufijsh dhe boshatisje e vendit nga rinia. Hoqëm bustin e Stalinit po nuk e hodhëm poshtë. E vendosëm në bodrume. Në Shqipëri ka kohë që flet thika dhe plumbi. Syri qan nga malli për fëmijët, nipërit dhe mbesat. Politikanët tanë nuk e dinë që të gjithë janë njerëz të lindur nga nëna dhe kanë të drejtën te jetojnë si njerëz.

Mendojnë se ata kanë lindur si politikanë. Më kujtohet në Greqi që Simitis bëri zgjedhje të rregullta dhe mori pushtetin. Po dhe tani së fundi zgjedhjet mbaruan të dielën dhe të hënën filloi punë qeveria e re në Greqi. Kjo është demokracia.

Këtu tek ne do gjashtë muaj pas zgjedhjeve të fillojë qeveria e re. Këtu nuk ka ikur akoma filozofia M-L. Populli i përcarë e fukara. Po cili është serumi? Ajo që bënë djemtë kalasjot që i dhanë dorën e bashkimit njeri-tjetrit dhe bashkimin e gdhendën në memorial në mes të fshatit.-përfundon bisedën Gëzim Xhaferri


Sarandë; 20 maj 2021

Comments


bottom of page