top of page
Search

STILI TRAPEZOIDAL, CUKA E AITOIT


Ndryshimi i këtyre dy stileve nga POLIGONALI NE TRAPEZOIDAL është vetëm në numrin e faqeve anësore të blloqeve, por shpesh nuk është aq e thjeshtë të dallohen, dhe ka segmente muresh që janë të paklasifikueshme, sepse numri i blloqeve trapezoidalë është pak a shumë i njëjtë me ato poligonalë. Nga ana teknike ky stil lejon një prodhim në seri, por deri në një farë pike: duhet që gdhendja e fundit të bëhet në vend, meqënëse faqet anësore, duhet të përshtaten me ato të blloqeve të afërta. Përdoren gjithashtu shkallëzimet në faqet horizontale, për të përshtatur lartësitë e ndryshme të blloqeve.

Nën-kategoritë kryesore të këtij stili janë trapezoidali izodomik (rreshtat horizontalë të blloqeve kanë të njëjtën lartësi) dhe muratura me rreshta me lartësi të ndryshme, trapezoidali pseudo-izodomik.

Të dyja këto variante janë përdorur në Çukën e Aitoit, ku shpesh është vështirë të dallohet stili poligonal i rregullt nga stili trapezoidal pseudo-izodomik, ose stili trapezoidal pseudo-izodomik i rreshtuar nga ai izodomik. Për sa i përket kronologjisë ky variant i përdorur në Çukën e Ajtoit datohet përafërsisht nga mesi / gjysma e dytë e shekullit IV – gjysma e parë e shekullit III p. e. s.

Teksti:Julian Bogdani

Foto: DRKK Vlore

Comments


bottom of page