top of page
Search

Cfare mendojne studentet LotusOcean per meditimin LotusOcean Shqiperi te drejtuar nga Aferdita Zaja

Bisedë e Aferdita Zaja drejtueses së grupit të Meditimit LotusOcean me studentat e saj pasi ata kanë kryer 10 seancat bazë.

Meditimi LotusOcean është një meditim i përhapur goxha kohët e fundit në mesin e shqipëtarëve. Cdokush është i mirëpritur.

Meditimi LotusOcean është themeluar nga mjeshtri i diturisë së Vedave Prashant TriVedi, i cili mbahet edhe si Avatari i Epokës sonë, i Epokës së Ujorit. Meditimi LotusOcean thotë Aferdita është unik sepse nuk mësohet në asnjë vend tjetër të botës duke përfshirë edhe Indinë. Aferdita është trajnuar dhe është dishepulle e vetë Prashant TriVedit. Nuk është e lehtë të jesh dishepulle e tij, por biografia e saj është e njohur ndërmjet shqipëtarëve pasi ajo ka qenë gjithashtu nxënëse e denjë e gjigandit dhe gjeniut shqipëtar Petro Zheji (shikoni në youtube tek kanali Aferdita Zaja videot e mësimeve të Afërditës me Petro Zhejin).

Meditimi LotusOcean nuk është i komplikuar, sepse mësimet/rregullat hyjnore që mësohen aty janë të thjeshta dhe vlejnë për cdonjeri nga mosha 6-100 vjec. Meditimi LotusOcean i përket diturisë së Vedave që është i lashtë sa vetë koha, dhe sigurisht përfshin edhe diturinë e shqipëtarëve të lashtë të kohërave të arta, të cilat Afërdita i ka mësuar nga i madhi Petro Zheji duke studiuar në thellësi gjuhën e pasur Shqipe, kozmollogjitë, shkencat okulte, shkencat moderne, matematikë, fizikë klasike dhe kuantike, mitollogjitë shqiptare si edhe botërore e shumë të tjera. Meditimi LotusOcean është thelbi i të gjitha meditimeve apo yogave që bëhen sot në botë, është meditimi i vërtetë. Meditimi LotusOcean u mësohej nxënësve para 5000 viteve nga ata që quheshin në kohën e Vedave Rishi/sages ose të Urtët (profetët që ishin më afër Zotit).

Tek Meditimi LotusOcean ne mësojmë si të mbajmë një posturë të duhur gjatë gjithë ditës, cfarë diete të mbajmë, si të rrisim energjitë tona duke qendërzuar trupin, të folurën tonë pasi mësojmë mantrat (ligjet hyjnore) në vetë gjuhën shqipe. Sigurisht popullariteti i Aferdita Zaja është rritur tashmë, ajo i mban kurset e saj të meditimit LotusOcean edhe në norvegjisht dhe anglisht dhe ka studentë nga vende të huaja si India, Italia, Greqia, Brazili, Australia, Anglia, Norvegjia, Suedia, Hollanda, Gjermania etj. Meditimi LotusOcean të mëson një stil jetese më të mirë, të ndihmon të rrisësh sistemin e imunitetit fizik, mendor dhe shipirtëror në mënyrë natyrale, si të pastrosh elementët natyralë brenda trupit tënd.

Edhe pas 10 seancave bazë Aferdita vazhdon me studentat e saj në seancat e avancuara ata që dëshirojnë të vazhdojnë, gjë që ndodh përherë. Efektet e meditimit LotusOcean janë të shumta dhe të vecanta për cdokënd pasi cdo njeri është unik.

Në videon e mësipërme studentët tregojnë cfarë ndryshimesh ata kanë pësuar pasi kanë praktikuar Meditimin LotusOcean, dhimbje në trup janë pakësuar pothuajse zhdukur fare.

Ata që kanë qenë tek Afërdita gati për një vit, jeta e tyre ka ndryshuar në një drejtim shumë më të mirë. Ata që merrnin medikamente më përpara i kanë hequr tashmë sepse meditimi lotusocean i ka ndihmuar të rrisin vibracionet e tyre në mënyrë natyrale si edhe duke u lidhur me natyrën sipas stilit të Vedave që faktikisht ishte edhe e Shqipëtarëve të lashtë të kohëve të arta por kjo dituri është e humbur dhe risjellur në këtë meditim falë saj.

Cdokush është i ftuar të marrë pjesë, grupe të reja janë duke u hapur pothuajse cdo javë.


Kontaktoni Aferdita Zaja direkt në facebook:


Comments


bottom of page