top of page
Search

Sulm i mediokërve kundër Matematikës në Shkolla nga Hamit Taka


Duke dëgjuar lajmet e orës 7.30 në Top Channel një Zonjë, e cila kishte marrë pjesë në pastrimin e Tiranës, tha para kamerës:

- Shkollat të lënë orën e matematikës dhe të pastrojnë mjedisin rreth shkollës.

Nuk tha për orën e fiskulturës, qytetarisë, historisë apo... Mënyra si i mëshoi ajo zonjë fjalës matematikë, tregonte se ajo vetë apo femijët e saj e kanë tmerr matematikën.

E tillë është ajo do gjoks e jo shpatulla të ngrohta. Po kështu një rast në Top Channel, në emisionin e z. Alban Dudushi, me temë për shkollën, një pjesmarrës mjekrosh, që e mban veten për "profesor" historie, u ngrit në këmbë dhe u bëri thirrje nxënësve të shkollave:

- Lëreni matematikën, merruni me fiskulturë ( deshi të thoshte me histori )...

Eshte interesante se edhe tekstet e matematikës së shkollës së mesme janë zëvendësuar me tekste të shkollave të mesme, kategoria e tretë në Angli, njohuritë e të cilave tek ne janë bërë në Shkollën 9-vjecare.

Jemi në epokën e teknologjisë informatike, inxhinierike dhe kozmike, të cilat kanë në themel njohuritë matematike. Ata që s'ia kanë fuqinë duhet ta respektojnë të paktën.

Sa për dijeni, jo vetëm shkencëtarët, por edhe fillozofët, si Marksi, i kanë dhënë vendin e parë. Bile, po doni, edhe Enver Hoxha.

Comments


bottom of page