KIS njoftoi se “Jonian Heaven”, me subjekt propozues “Jonian Heaven Group sh.p.k” parashikonte të realizonte një kompleks turistik me struktura akomoduese turistike, në ZK. 3831, Vrinë, specifikisht zona e quajtur Shën Koll i Detit, Konispol - Sarandë, e cila në total ka një sipërfaqe prej afërsisht 128 hektarësh.
“Projekti parashikohet të ketë vlerë investimi prej afërsisht 78 (shtatëdhjetë e tetë) milione euro dhe të krijojë 443 (katërqind e dyzetë e tre) vende të reja pune.
Projekti bashkëshoqërohet nga dy letra interesi, përkatësisht, Letër Interesi nga Accor Services Poland për Swiss Hotel, datë 03.02.2020 dhe Letër Interesi nga Holey Entertainment Group Limited për Casino, datë 19.02.2020. Projekti prek pasuritë nr. 1936/5, nr.1936/6, nr.1936/7 në ZK. Nr. 3831, pasuri pjesë e fondit pyjor dhe kullosor.
Referuar të dhënave të regjistrit shtetëror kadastral, dy prej këtyre pasurive figurojnë me pronësi shtet dhe privat, në bashkëpronësi të papjesëtuar në natyrë. Pronësia private i përket një sipërfaqeje prej afërsisht 12.2 ha” thuhet në vendim.
Comments