top of page
Search

Superkompjuteri vendos për debatin: Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo

Ky është sot debat i madh në futboll. Eshtë e vështirë të përcaktosh lojtarin më të mirë duke krahasuar arritjet e tyre në karrierë. Një grup shkencëtarë kompjuterësh nga Belgjika pretendojnë se kanë gjetur formulën përfundimtare për të përcaktuar se kush është lojtari më i mirë.


Ylli i Barcelonës është një gjeni i pastër dhe një dhuratë e mirëfilltë për futbollin. Kurse Ronaldo, punëtor, kombinimi i talentit të madh me përsosmërinë fizike, ai është me të vërtetë i rrallë në llojin e vet.


Të dy kanë fituar nga pesë herë Topin e Artë dhe janë golashënuesit më të mirë të historisë përkatësisht tek Barcelona dhe Real Madrid.

Por një grup shkencëtarë kompjuterësh nga Belgjika pretendojnë se kanë gjetur formulën përfundimtare për të përcaktuar se kush është lojtari më i mirë.


Profesorët në universitetin KU Leuven janë bashkuar me ekspertë holandezë të të dhënave sportive të marra SciSports për të ndërtuar një program të quajtur Valuing Actions by Estimating Probabilities (VAEP), i cili siç duket mund të zgjidhë debatin Messi apo Ronaldo…


Formula merr në konsideratë të gjitha kontributet e lojtarëve në fushë, si në rolet sulmuese ashtu edhe ato mbrojtëse. "Goli është një ngjarje e vecuar, por mesatarisht jane rreth 1,600 veprime per t’u vlerësuar në një ndeshje futbolli. Modeli ynë llogarit secilin veprim, psh goditje, kalime, driblime, bllokime te kundershtarit - dhe jep nje vleresim te bazuar ne keto llogaritje." – u shpreh Jesse Davis, një nga profesorët në universitet.


Ata analizuan të dhënat nga sezoni futbollistik 2013-2014 deri në largimin e Ronaldos nga Real Madridit në fund të sezonit 2017-2018. Dhe kush doli fitimtar?

Messi. Dhe nuk ishte afër. Ylli i Barcelonës pati një koeficent të llogaritur prej 1,21 për çdo ndeshje, krahasuar me 0.61 që ishte rezultati i Ronaldos.


"Në sezonet e para, rezultatet e Messit dhe Ronaldos janë shumë afër njëra-tjetrës," tha studenti i doktoratës Tom Decroos, i cili ndihmoi me hulumtimin. "Nga sezoni 2015/16, dhe në vazhdim Messi ka krijuar diference me rivalin e tij të përjetshëm."


"Ne vërejtëm një rregullsi në shumicën e lojtarëve të futbollit: disa lojtarë kryejnë shumë veprime sportive në fushë, secili veprim me një vlerë jo shumë të lartë - ky është rasti i Paul


Pogba, për shembull," shtoi ai. “Disa lojtarë të tjerë e godasin topin më rrallë, më pak veprime në fushë gjatë minutave të ndeshjes, por ato kanë një ndikim të madh. Kjo është tipike për sulmuesit si Harry Kane, Mohamed Salah dhe Ronaldo”.


"Kurse Messi është i jashtëzakonshëm: Argjentinasi ka edhe një numër shumë të lartë veprimesh, edhe gjithashtu me një vlerë të lartë".

Comments


bottom of page