top of page
Search

Sytë e kokës dhe turpi i popullit - opinion nga Pajtim ÇAUSHI



Që dy partitë sikur kryesore u ngjajnë dy thasëve me pleshta, kjo sot as vihet në dyshim. Kolera e përçarjes zbret që nga lart ne formen e super rrumpallës qiellore. Shinoni dhe gjykoni. 

Presidenti dhe Kryeministri janë dy sytë e ballit të çdo vendi te Tokës.

Shtetasit, pasi i kërkojnë dhe i gjejnë, i shohin thellë në beben mes retinës.

Kuptohet, u besojnë pasi dallojnë se u shërbejnë.


Edhe ne i kemi si sytë e kokës, por jo si sytë e ballit. Kjo ndodh pasi në dallin nga të tjerët, i kërkojmë dhe nuk i gjejmë.

Ata fshihen diku humbellave të errësirës dhe nxjerrin gjuhën e na përqeshin tinëz. 

Në ndonjë rast kur arrimë t'ua gjejmë sytë e fshehur, atëherë shohim të zhgenjyer se dy sytë e kokës së vendit tonë shohin në drejtime të ndryshëm: njeri nga Lindja e tjetri nga Perëndimi. Dallohen qartë sesi i këmbejnë me njeri tjetrin pikat e horizontit, njëherazi duke këmbyer edhe veprimet duke  mbajtur njerën dorë në tepsi e tjetrën në magazi.


Pasi e frynë si balonë kacekun e babëzisë, kryqëzojnë duart mbi Kushtetutë dhe betohen per ndershmëri e atdhetari secili sipas mënyrës së tij. Dhe mandej plas sherri: kushtetuese - antikushtetuese, reforma - ramaforma, komisioni i shkarkimit - antikomisioni i ngarkimit.

Pas tyre tufa e medias pro dhe kundër bëjnë gallatë deri në mesnatë.

Pas sherrit apo gjasmesherrit, nisin fluturimin me avionë të ndryshëm. Kryeministri në Berlin tek Merkeli, Presidenti në Paris tek Makroni dhe të dy por ndaras, presin ftesë nga Uashingtoni. Shkojnë të mbështeten tek ndonjë pemë e madhe që të gjejnë hije. 

Mandej kalvari i qejfeve kryeministrore e presidenciale vijon pa hartë e grafik mbi bazën e parimit të Omer Khajamit: 

"Ku bën bam e ku bën bum,

 prisni se erdha dhe unë..."

Sapo kthehen në Tiranë  ngjiten në foltore konferencash shtypi të qarkuar nga mikrofonat e mediave të pavarura që u ngjajnë kallëpeve të sallamit skarco.

Atje, si fajësojnë shoshoqin me fjalë pa cak e lustër, mandej lëvdojnë popullin me fjalor si të qe kampion olimpik.

Të nesermen prapë sherri dhe fluturimi...

Pēr popullin olimpik rroftë durimi!

Por dikush i këshilloi njerezit një ditē:

- O popull, mos ki turp nga ata që s'kanë turp!...

Comments


bottom of page