top of page
Search

Sëmundjet autoimune ja llojet dhe shkaku

Dr.Zerina Sheme


Sëmundjet autoimune lindin kur sistemi imunitar sulmon një ose më shumë prej përbërësve normal të trupit

Kur sistemi imunitar i njeriut funksionon normalisht prodhon antikorpe kundër baktereve parazitëve dhe qelizave kancerogjene.

Çfarë ndodh?

Kur sistemi imunitar nuk arrin të njohë “veten”, ai prodhon qeliza imunologjike ose antitrupa (të quajtura autoantitrupa) që sulmojnë qelizat e veta.

Kjo gjë shkakton inflamacion dhe dëmtim të indeve që çojnë në çrregullime autoimune.


Ka 80-100 sëmundje që ndodhin si rezultat i përgjigjeve autoimmune.

Numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjeve autoimune po rritet për arsye të panjohura.


Femrat preken më shumë, duke përfaqësuar 80% të rasteve


Shkaku

i sëmundjeve autoimune është i panjohur, predispozicioni familjar Disa viruse psh tek ethja reumatizmale, një virus ose infeksion me bakterie shkakton një përgjigje imune dhe antitrupat ose qelizat imune të quajtura T-qelizat sulmojnë qelizat normale.

- ndotja mjedisore.


Më të shpeshta janë:

Artriti reumatoid: shkakton inflamacion të kyçeve dhe indeve përreth, më pas deformime.


Lupus eritematoz i diseminuar: prek lëkurën, kyçet, veshkat, trurin si dhe organe të tjera.


Sklerodermia: shkakton ndryshime në lëkurë, muskuj, enët e gjakut dhe në organet e brendshme.


Psoriasis: sëmundje lëkure e cila shkakton irritim, trashje me kruste me ngjyrë të bardhë në të argjendtë.Shumë vonë preken edhe organe të brendshme.


Artriti reaktiv: jep inflamacion të syve, me prekje të lëkurës ose të membranave mukoze me pika në ngjyrë vishnje.


Sëmundja inflamatore të zorrës: grup sëmundjesh inflamatore të zorrës së hollë apo të zorrës së trashë.


Çrregullimet autoimune ndahen në dy lloje:

1-ato që dëmtojnë shumë organe (sëmundjet autoimune sistemike) dhe 2- ato ku vetëm një organ ose ind është dëmtuar drejtpërdrejt nga procesi autoimun (i lokalizuar).

Në disa raste, antitrupat nuk mund të drejtohen në një ind ose organ specifik. Për shembull, antitrupat antifosfolipidë mund të reagojnë me substanca (fosfolipide) që janë përbërësit normal të trombociteve dhe shtresës së jashtme të qelizave (membranat qelizore).

Ky reagim mund të çojë në formimin e papërshtatshëm të mpiksjeve të gjakut brenda enëve të gjakut (trombozë).

Pra, duke prekur enët e gjakut dëmtojnë edhe organet në varësi të këtyre enëve.


Shenjat

Ato, të cilat prekin disa organe mund të çojnë në shenja që ndryshojnë me kalimin e kohës.

Zhvillimi i paqartë i këtyre shenjave vështirëson vënien e diagnozës.


Disa nga simptomat më të zakonshme të sëmundjeve autoimune përfshijnë:

- lodhjen, ndjenjë pafuqie

, marramendje,

dhimbje të muskujve skuqje petekie të lëkurës dhe temperaturë të ulët.

dhimbje kyçesh.

Lista e mëposhtme

e sëm. autoimmune plotëson kuadrin klinik në varësi të organit që preket

- Sëmundje Addison, - - -Sindromi Antifosfolipid, -Hepatiti autoimmune, -Sëmundje Celiace,

Sjögren syndrome

- Sindromi Guillain-Barre, Thyroiditis Hashimoto, Sëmundje inflamatore të zorrëve,

-Sklerozë të shumëfishtë, Myasthenia Gravis,

Anemi hemolitike autoimmune( shumë e rrallë)

Cirroza biliare,

Arthriti Reaktiv

Artrit rheumatoid, sarkoidosis, Scleroderma,

Sindroma Sjögren,

Lupus Erythematosus Sistemik (SLE),

Diabetes Type 1 Mellitus ,

Vasculitis)

Comments


bottom of page