Nga Endiza Dema
Edhe ajo ditë, ashtu si gjithë simotrat e saj, ishte e ngrohtë, plot me diell dhe mbushur me shpresë. Prapë do të takoheshin me njëri tjetrin anëtarët e shoqatës "Jeto Përsëri". Kësaj radhe, fiks në periudhën më të përshtatëshme të vitit, do të bashkoheshin në Durrës, buzë detit Adriatik, aty ku imazhi i paanë i detit ngjyrë blu i ftonte të shijonin qetësine e tij.
Ëmbëlsia dhe siguria që qarkullonte mes të pranishmëve të linte pa fjalë. Këto dy ditë do shijonin shoqërinë e njëri tjetrit duke hedhur pas krahëve vështirësitë dhe pengesat. Më ne fund ndiheshin të barabartë me njëri tjetrin, bisedonin, qeshnin. tregonin shakara, mbështesnin të sapodiagnostikuarit e pranisëm mes tyre dhe gjithmonë i ndiqte fjalia "Do bëhët më mirë". Kishin besim se gjërat do ndryshonin, sepse ishin në rrugën e drejtë. Më në fund kishin arritur të depërtonin në shoqëri dhe dalë nga dalë dikush po i dëgjonte, dikush po i mbështeste e përkrahte dhe kjo për ta ishte një gjë e mrekullueshme.
Tani njiheshin më mirë, cdo takim i afronte edhe më shumë. Për cdo rast që kishin mundësi të rrinin bashkë, përfitonin nga rasti të kalonin bukur në praninë e secilit që mund t'i bashkohej grupit.
Donin që ato ditë të mos mbaronte kurrë, kishin aq shumë për të thënë dhe rrinin aq rehat në karriget e thjeshta, buzë pishinës së hotelit, sa nuk bëhej më mirë se aq. Flisnin për vështirësitë dhe nuk druheshin nga njëri tjetri për përshtypjen që do linin. Tregonin ndodhi, ngjarje, ide dhe ndiheshin të iplotësuar. Fundja për të qenë mirë ishin bashkuar. Harmonia që qarkullonte vetëm iu jepte optimizëm dhe shpresë se gjërat do të ndryshonin për mirë dhe jeta e tyre, sado e vështirë, do të përmirësohej, nëse sigurisht, kërkesat e tyre do merreshin parasyshë.
Përvec kësajë kishin shpresa se së shpejti do të hynte në Shqipëri një mjekim i ri, që mund të përmirësonte gjendjen e një pjese prej tyre. Kishin aq shumë optimizëm që dicka do të zgjidhej dhe lumturia e tyre do të shtohej përherë e më shumë. Do të ndiheshin si në këto ditë që po kalonin së bashku. Edhe kur të shpërndaheshin në shtëptë e tyre, e do të ktheheshin në rutinën e përhershme, me vështirësi dhe të paparitura të sëmundjes ,do të kishin shpresë se përmirësimi po afrohej.
Marlbora dhe babai i saj Naimi si mikpritës që ishin, ndodheshin gjithmonë aty me të tjerët, që mbështesnin të ftuarit buzagaz dhe mundoheshin të plotësonin cdo kërkesë që ata mund të kishin. Kujdesi i tyre dhe përpjekja për të arritur gjithcka në perfeksion nuk kishin të sharë. Kishin zgjedhur vendin perfekt për të zhvilluar takimet dhe mbledhjet e anëtarëve të shoqatës.
E nesërmja erdhi po aq e bukur, sa dita e mëparëshme. Ishte dita kur do të merrnin pjesë në takimin me të ftuar të ndryshëm. Aty do flisnin e do jepnin mendime, ekseperienca dhe këshilla njerëzit që mbështesnin kauzën e shoqatës. Do të fliste socioligia e nderuar, Marsida Simo, që ishte mbështetëse e tyre në sfidat që ata kishin ndërrmarrë. Këshillat dhe temat e bisedës së saj ishin shumë të vlefshme për të gjithë. Pastaj radhën e kishte dokotoreshë ,,,,, neurologe në spitalin e Durrës, e cila u shpreh e nderuar dhe njëkohëst e surprizuar për ekzistencën e kësaj shoqate. Ajo shprehu mbështetjen e saj të plotë si dhe u tregua mjaft përkrahëse e kauzës së këtij grupi. Pastaj dhanë dëshmitë e tyre edhe pacientë të ndryshën.
Kjo ishte një ditë e mbushur me shumë emocion dhe mbështetje të madhe. E tillë do të donin të gjithë të ishte jeta e tyre kudo, jo vetëm në një ditë a dy, sepse ata e meritonin.
Takimi u mbyll me një drekë të shijshme, ku të gjithë së bashku uronin për mirëqënie dhe përmirësim të gjendjes së tyre sa më shpejt. Naimi dhe Bora ia kishin dalë të realizonin një pritje të shkëlqyer, duke iu mundësuar këtyre njerëzve të mirë një fundjavë të mrakullueshme.
Gjatë largimit, në sfond ndjehej një emocion shpresëdhëns, se do bëhej më mirë. Tashmë ishin në rrugën e drejtë.
Comments