( BISEDË ME TË MENÇMIN DHE TË URTIN GËZIM XHAFERRI )
Nga Agron MEMA
Erdhi përsëri e diela dhe zilja e telefonit ra. Gëzim Xhaferri nuk harroi ftesën për kafe.
U ulëm dhe, duke shijuar kafen, filluam bisedën. Gjuha vete ku dhëmb dhëmballa, thotë populli. Dhe Gëzimi ja fillon. Jeta është një rrugëtim i gjatë e me shumë të panjohura.
Kur ecën në shtigjet e saj, njeriu nuk dihet se ku bën gjynah, ku godet padrejtësisht, kujt i bie në qafë a ku thotë fjalën e ligë, ku prish një miqësi dhe ku shkel ligjin.
Disa muaj më para, më sakt 6 muaj, kam folur në bisedën tonë për virusin famëkeq që ka mbërthyer mbarë njerëzimin. Po ka edhe një virus tjetër që shtetarët dhe politikanët, të mbërthyer keqazi nga ky virus, e mbajnë atë si maska që mbajnë neve, populli për t’u mbrojtur.
Ata nuk përfillin më popullin që i ka votuar dhe i ka besuar. Ky është virusi më i keq që e katandisën këtë popull në pikë të hallit dhe vet rrojnë në luks e salltanete me paratë e korrupsionit, të tenderave e të shumë e shumë PPP-ve.
Të vetmin mësim që na kanë dhënë është që të ikim nga sytë këmbët dhe shpesh të kthehemi edhe pa kokë , siç thotë kënga popullore. Nuk e di dhe nuk i jap dot shpjegim kësaj që ndodh tek ne, mendohem dhe nuk dal dot në asnjë konkluzion në analizën time. Të paktën kështu mendoj unë për veten time si moshatar që jam.
Si të goditet Ylli Popar, hëna dhe dielli kaq keq, bëhet gjynah i madh se nuk dihet se ku është i Madhi Zot dhe ku janë strehuar shenjtorët. Këtë e them për faktin se përderisa të tre këto ndrisin, shkëlqejnë e shpërndajën dritë, është drita e vet Zotit. Më kujtohet shumë vite më parë, kur në aeroportin e Rinasit, pas shumë vitesh emigrimi politik, erdhi Abaz Ermenji, kreu i Ballit Kombëtar në emigracion.
Ai hapi të dyja krahët sikur do të rrokte me to gjithë botën. Por në të bërtetë kërkoi bashkim kombëtar të popullit dhe jo hakmarrje politike. Të gjithë e mbamë mend këtë xhest fisnik të tij tek portat e avionit.
Tani të thom diçka edhe për Kalasën, fshatin tim që e dua dhe më dhëmb zemra për të. Ka qenë një burrë i zgjuar që zotëronte katër gjuhë të huaja, këto janë edhe në arkivat shtetërore të arshivuara se i kemi gjetur. Gjatë luftës qe kryeplak i Kalasës. Bejo Muçi ja thoshin emrin. U lidh me ballin dhe e pësoi. Humbi koka me gjithë shkabë. Ai e dinte seç do të pësonte, se çfarë kohe do të vinte për popullin pas ardhjes së komunizmit në Shqipëri. Qe fisnik. Dhe këtë fisnikëri e trashëgojnë dhe e pasqyrojnë edhe pasardhësit e tij sot të cilët vuajtën e hoqën gjithë ato tortura e internime gjatë atij sistemi jo njerëzor. Ata nuk morën kazmën të prishnin objektet, siç bënë disa ish komunistë të kthyer djathtas, përkundrazi i mbrojtën dhe ndërtuan shkolla, i ruajtën si diçka me vlerë të veçantë për arsimimin dhe edukimin e brezit të ardhshëm me parimet demokratike të botës së përparuar. Sot këto shembuj janë të rrallë. Shqipëria digjet e shkatërrohet. Të thomi se uk ka ilaç kjo sëmundje qi i ka rarë popullit shqiptar, nuk e themi dot. Të themi që nuk ka rrugëzgjidhje për të riparuar gabimet, prape nuk e themi. Po si mund të bëhet? Kush është ilaçi? Kjo ka ilaç mjekimi dhe është vetëm një ilaç që mund ta shërosh këtë plagë gangrene në Shqipëri. Duhet bërë diçka dhe shembujt janë. Duhet të ikin ulërimat e klithmat vajtuese, duhen shëruar plagët nga trupi i Shqipërisë. Dhe të bëhet mirë edhe vet populli e të mos marrij arratinë. Nga kush presim vallë? Nga bota që tallet me ne? Jo! Në rradhë të parë të gjithë ata që vuajtën nga komunizmi nëpër burgje dhe kampe duhet të kontribojnë maksimalisht, ata që ikën nga sytë këmbët jashtë shtetit për t’i shpëtuar egërsisë shtazore të komunizmit, dhe të gjithë duhet kontribuar, duhet të ulet paqja këmbëkryq dhe politika t’i shërbejë popullit dhe vendit.
T’a shikosh gjendjen është për t’u vajtuar, është përtej kufirit të së pabesueshmes. Mbetën vetëm gratë që rrisin dhe edukojnë fëmijët e tyre. Bota privatizoi gjithshka këtu deri edhe gra e kamarjere, pra edhe qenie njerëzore. Ata vijnë e pasurohen këtu, ndërsa ne marrim arratinë e jemi të uritur e të pastrehë. Vetëm neve mund t’a bëjmë diçka dhe më të mirën për veten tonë dhe për vendin e shenjtë që na ka falur Zoti.
Comments