( interviste e gazetarit Agron Mema me Kryetarin e Klubit të Krijuesve Jonianë, shkrimtarin Pajtim Çaushi )
Pyetje: A mund te na beni nje prezatim te shkurter te grupimit tuaj artistik?
Përgjigjja: Ne Sarande gjallon prej vitesh shoqata e shkrimtareve me emrin shenjues "Klubi i Krijuesve Jonianë". Në këtë bashkësi krijuesish bëjnë pjese poetë, prozatorë, muzikantë, piktorë e skulptorë.
Në vite janë shfaqur me individualitet të spikatur origjinal disa prej tyre janë vleresuar jo vetëm në mjedisin rajonal ku jetojnë, por edhe në atë kombetar e më gjerë.
Midis tyre permend poetët Agim Mato, Natasha Xhelili, Irena Gjoni e Bardhyl Maliqi, fabulistin e talentuar Vasil Gjivogli, prozatorët Kostandin Vogli, Spiro Thomari e Pajtim Çaushi, piktoret Lefter Çeko e Vasil Kaçi etj.
Pyetje: Cili eshte spektri i realizimit te veprimtarive te Klubit Krijues?
Përgjigjja: Fusha e veprimtarisë së Klubit të Krijuesve është e gjerë ndaj dhe janë realizuar konkretisht promovime botimesh të reja, diskutime e reçensa, ekspozita e koncerte, konkurse e interpretime.
Duhet thënë që në krye se veprimtaritë e shoqatës sonë janë pasqyruar ne tv lokale apo kombëtare dhe veças ne gazetën Telegraf dhe portali miremengjes.net, permes artikujsh të shumtë të shkruar nga gazetari Agron Mema i cili na është ndodhur përherë pranë. Me këtë rast falenderoj edhe drejtorin e gazetës, zotin Engjëll Musai që ka mundesuar dhe nxitur pasqyrimin e veprimtarive tona dhe stafin e portalit miremengjes.net.
Pyetje: Po ne kushtet e veçanta te ketij viti si keni vepruar per te realizuar veprimtarite e planifikuara?
Përgjigje:Edhe pse kushtet e këtij viti qenë dhe janë tejet të vështira për shkak të pandemisë, përsëri Klubi i Krijuesve Jonianë ka gjalluar përmes me forma të ndryshme veprimtarish. Kuptohet, duke iu përshtatur kushteve dhe duke respektuar kërkesat shëndetësore për luftën kunder virusit Covid-19.
Pyetje: A mund te na thoni disa që jane realizuar dhe a janë arritur synimet e tyre?
Përgjigje: Pavarësisht nga kushtet tejet të vështira që u krijuan këtë vit, ne mundëm të realizonim një numër të konsiderueshëm veprimtarish kombëtare dhe ndërkombëtare. Mund të përmend lidhjet dhe pjesmarrjen në takimet poetike onlajn të Tetoves, në Maqedoni, të Gjakovës në Kosovë dhe në Patra të Greqisë.
Ne bashkëpunim me aktorin e regjizorin Anastas Nika u organizua konkursi poetjk ndërkombëtar me temën "Saranda jonë" ku morën pjesë autorë nga rreth 12 vende të Europës.
Në kujtim të krijuesit enciklopedist Moikom Zeqo dhe studiuesit të shquar Ibrahim Hoxha u realizuan takime homazh për veprën e tyre të ndritur.
Ndërsa me rastin e 34 vjetorit të vdekjes së shkrimtarit disident Bilal Xhaferi u zhvillua tubimi poetik me recitime nga vepra e tij poetike.
Njëherazi jane promovuar edhe veprat e reja të botuara nga autorë anëtare të Klubit si romani i Xhevdet Ademit etj.
Gjatë sezonit turistik u mundësua edhe çelja e dy ekspizitave me piktura të piktorëve vendas e të huaj.
Pra, jemi munduar ta mundim të keqen me krijime dhe veprimtari artistike.
Commenti