top of page
Search

Tahiri dhe fati që s’kërkoi

Nga: Raimonda Shundi Dervishi


Në mars 2017 dhe ekzaktësisht më datën 11, ne konsumuesit e kronikave politike e me gjerë morëm lajmin se Saimir Tahiri u largua nga drejtimi i ministrisë më të sukseshme e më gjerë, atë të punëve të përbrendshme. Punët tona të përbrendëshme kishin marë erë me kohë jashtë, por ne vijonim t’i lanim lëveret (teshat) në shtëpinë tonë, qetë, e me sukseset e rradhës së kësaj ministrie që shihnim vazhdimisht në specialet televizive. Madje njërit prej policëve mit që i shërbeu për 43 vjet po kësaj ministrie, Xhelilit, me daljen në pension, iu dhurua edhe motori nga vetë drejtuesi si simboli i devotshmërisë ndaj institucionit dhe punës me thyesit e ligjit, panvarësisht se ia kërkuan ta rikthente pak kohë më pas.

Si të gjithë njërëzit e thjeshtë e punëtorë, as Xhelili nuk e pikasi se e gjithë ajo ishte spektakli i rradhës dhe në fund pas “show-ut” rekuizita kthehet mbrapsht në magazine. Por ajo që nuk kthehet dot pas është metamorfoza e kreut në gjithë këtë histori që ende vijon të marë kohët tona televizive. Cfarë bëhet vallë me dosjen Tahiri që mbeti duke u shtyrë ?

Në ekran përballemi me portretin e ish-djaloshit kryelartë e bukurosh, të cilit sfidat i kanë ndërruar edhe pamjen nga e një të riu në karrierë në atë të të maturuarit. Djaloshi i rritur na shfaqet teksa ngjit dhe zbret shkallët e drejtësisë cfilitshëm dhe me buzeqeshje të shtrënguar si për të thënë se “gjërat shkojnë shuumë mirë”. Faktet na sjellin ende lajme të paqarta të përballjeve me drejtësinë, ndërkohë që mjekrën dhe flokët nis t’i bojatisë fisnikërisht lodhja e kapitja publike.

A ia vlejti vallë gjithë ajo maskaradë e spektaklël disa-vjeçarë duke kaluar herë nga ana e ligjzbatuesit model, e herë në atë të ligjthyesit non-grata? A ja vlejti vallë përpëlitja me gënjeshtrën në emër të tymnajës diplomatiko-shefore? Natyrisht kjo ka një përgjigje që nuk e pretendoj ta marë publikisht, por … guxoj të bëj një thirrje publike për të gjithë Tahirat që janë në këtë prag cfilitjeje.

Si person i ndjeshëm dhe duke kuptuar situatat e egra që politika u ka faturuar, po përpiqem t’ua afroj më qartë betejën e riskut që po luajnë përmendësh. Koha ikën, dhe kur je në luftë nuk sheh viktimat jo e jo.. por, nuk sheh as veten se ku ke mundur ta degdisësh. Sa më e lartë ngjitja, aq më e thartë zbritja këshillon populli. Ndaj kujdes ku vini këmbën dhe drejtoni gishtin ju të pushtetshmit kryelartë, këtu poshtë koha është më e dielltë, bësomëni!

Comments


bottom of page