Është valle, por edhe histori dhe legjendë.
Është vallja e Osman Takës e kërcyer nga breza të shumtë valltarësh.
Njëri ndër ta ka lënë gjurmë në kërcimin e kësaj valle.
Ai është Taip Madani, i cili midis gjithë brezave të valltarëve arriti përsosmërinë në kërcimin e valles çame në festivalet kombëtare brenda e jashtë vendit. Personalitete të kulturës shqiptare, e kanë quajtur diku “margaritar” diku “perla e valles” diku “virtuoz” apo “i mahnitshëm”. Aktiviteti i dendur i tij artistik e sidomos i kërcimit të valleve nisi në vitet 1970. Nga viti në vit, Madani përgatiste grupe artistike të shkollës së mesme të Konispolit për të marrë pjesë në të gjitha festivalet folklorike dhe grupet folklorike të krahinës. Por për fat të keq ai humbi jetën në mënyrë tragjike në një aksident rrugor në Tetor të vitit 2014.
Source: 27.al
Comments