Johan Volfgang Gete
S'me mbante vendi. Shpejt, mbi kale!
Dhe ne nje cast u be gjithcka;
Une ik e mbremja bie ngadale
Dhe permbi malet nata ra;
Ne mjegull veshur dukej pisha
Si katallan vigan atje
Ku erresira qe nga gemusha
Me njeqind sy te zinj me sheh.
Qe permbi rete hen' e zbehte
Si e mjeruar ndrit perreth,
Ererat lekundin flatrat lehte
Me vershellime qe te rreqeth.
Perbindsha zgjonte e conte nata,
Por me s'me trembte dot askush:
Se ne damare zjarre pata!
Se mu ne zemer pata prush!
U pame ne dhe gaz e prehje
Me dhe kur pe me ata sy.
E kisha zemren plot prej teje,
cdo frymemarrje ish per ty.
Me ngjyre trendafil pranvere
Gjithe pamja jote mbushej plot.
Dhe c·perkedhelje - o zot - athere
Sa, ndoshta, s'meritoja dot!
Por, ah, se qe pa gdhire mire
Nga ndarja zemra u ndrydh serish:
Ne puthjen tende, cgaz te dlire!
Ne syt' e tu, sa dhimbje kish!
Une ik, ti syte ul e cohesh,
Mes lotesh ben te me shikosh;
Por, c'lumturi te dashurohesh!
Dhe c'lumturi te dashurosh!
Comments