Nga Marisa Kotobelli
Shoqata e Shkrimtareve Jonianë të Sarandes, ne mjediset e barit "Krahu i Shqiponjes" organizuan nje takim homazh kushtuar jetes dhe vepres se intelektualit atdhetar, eruditit enciklopedist e krijuesit te shumëfishtë IBRAHIM DAUT HOXHA.
Profesori u nda nga jeta me daten 26 tetor te ketij viti duke lënë pas gjurmë te shumëllojta per kulturen kombetare.

Pjesëmarresit Pajtim Çaushi, Shpresa Dine, Guri Tatari, Bardhyl Maliqi, Hekuran Halili, Halil Shabani, Bardhyl Bejko e Osman Balani rrefyen detaje nga njohjet personale me te ndriturin Profesor Ibrahim Hoxha.
U theksua prej tyre se figura e tij madhore nuk ishte vetem krenari e krahines se Çamerise, por nder dhe vlerë e gjithë shqiptarisë.
Me miratim të plote u pranua propozimi që t'i behet prezente Presidentit kerkesa per vleresimin e kesaj figure te shquar me titullin e lartë vleresues NDER I KOMBIT.
Comentários