Deri më datën 15 Shtator çdo qytetar që ka një pronë të tij duhet ta vetëdeklarojë atë në një pikat e ujësjellës kanalizimeve pasi taksa e pronës do të mblidhet tek fatura e ujit.
Në çdo pikë të ujësjellësit qytetarët kanë të publikuar dokumentat që duhet të paraqesin si kopjen e kartës së identitetit, Çertifikata e pronësisë me kartelën e pasurisë, kontratë shit-blerjeje apo dhe vetëdeklarimi te Aluizmi, si dhe librezën e ujit apo një fature UKT. Ujësjellës kanalizime Tiranë thotë se gjatë proçesit të vetëdeklarimit kryhet edhe përllogaritja e taksës vjetore për ndërtesën.
Në rast se vlera e vetëdeklaruar nga taksapaguesi rezulton e ndryshme nga vlera e llogaritur me çmim e vlerësuar, të përcaktuar në metodologjinë e miratuar me vendim të datës 07 Mars 2018 si vlerë e bazës së taksës do të merret vlera më e lartë. Qytetarët thonë se janë informuar për këtë fazë dhe po kryejnë veprimet e vetëdeklarimit.
Baza e llogaritjes së taksës së ndërtesës është sa 0.05% e vlerës së banesës për qytetarët dhe 0,2% për bizneset. Të përjashtuar nga kjo taksë janë pasuritë e paluajtshme ndërtesa që përdoren si banesa sociale, ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, ndërtesat e banimit të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vetёm pension pleqërie, si dhe ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike.
Burimi: www.europaneu-s.com
ความคิดเห็น