top of page

Tanush Çaushi: “Antena duhet të hiqet. Do të loboj për zhvendosjen e saj!”


Konispol, prill 2025 – Në një kohë kur qytetarët e Konispolit kanë ngritur zërin për vendosjen e antenes celulare pranë zonave të banuara, kandidati për deputet, Tanush Çaushi, ka reaguar fort, duke u pozicionuar qartë në mbrojtje të komunitetit dhe në mbështetje të kërkesave të tyre.

“Unë jam me qytetarët. Shëndeti i tyre është mbi gjithçka. Kjo nuk është çështje politike, por çështje jete.” – kështu u shpreh z. Çaushi në një deklaratë publike, duke komentuar situatën e tensionuar që po zhvillohet në qytetin jugor.



Antenat celulare të vendosura në zonën “Buar”, vetëm 10 metra larg banesave, kanë ngritur shqetësime serioze në komunitet. Banorët shprehen të alarmuar nga rritja e rasteve me sëmundje të rënda si kanceri, leuçemia dhe problemet neurologjike, që sipas tyre përputhen në kohë me vendosjen e antenave.

Z. Çaushi, kandidat për Deputet nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka qenë një nga zërat e parë politikë që ka marrë një qëndrim të qartë për këtë çështje:

“Antena duhet të largohet nga zona e banuar. Do të loboj pranë çdo institucioni për të garantuar zhvendosjen e saj, duke mbrojtur shëndetin e banorëve të Konispolit.”

Ai theksoi se, nëse fiton mandatin, do të kërkojë rishikimin e lejeve të dhëna, do të angazhohet për studime epidemiologjike në qytet.

Kommentare


bottom of page