Tanush Çaushi: "Shqipëria është më e rëndësishme se Partia"
- miremengjes.net
- Mar 22
- 2 min read
Nga Anxhela Qyshka
Në një kohë kur politika shqiptare ka nevojë për fytyra të reja dhe vizion të qartë, Tanush Çaushi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për deputet në zgjedhjet e 11 Majit, nën siglën e Koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet", në qarkun e Vlorës.
Me origjinë nga Konispoli, Tanush Çaushi është inxhinier ndërtimi, aktivist i shoqërisë civile dhe një zë i fortë për zhvillimin e komunitetit.

Ai nuk përfaqëson një kamp politik të vjetër – nuk është as i majtë, as i djathtë. Partia e tij është Shqipëria.
Platforma e tij politike është ndërtuar mbi pesë shtylla të forta që synojnë zhvillimin real dhe të drejtë të vendit.
1. SHËNDETËSI MË TË MIRË – SEPSE SHËNDETI ËSHTË INVESTIM, JO SHPENZIM!
Tanush Çaushi e konsideron shëndetin si themelin e një kombi të fortë. Ai angazhohet për investime të drejtpërdrejta në spitale, përmirësim të shërbimeve dhe akses të barabartë për të gjithë qytetarët. Sipas tij, një shoqëri e shëndetshme është një vend më i fortë, më i drejtë dhe më i zhvilluar.

2. TURIZËM DHE AGROTURIZËM
Tanushi sheh në rivierën jugore një pasuri të paeksploruar plotësisht. Ai synon të nxisë turizmin dhe agroturizmin, duke i kthyer fshatrat dhe zonat rurale në burime të qëndrueshme ekonomike për banorët.
3. BUJQËSI DHE EKONOMI RURALE
Platforma e tij mbështet politikat që ndihmojnë fermerët, rrisin produktivitetin bujqësor dhe hapin rrugë të reja për të rinjtë dhe sipërmarrësit e zonave rurale. Jo thjesht ndihma, por vizion ekonomik.
4. MERITOKRACI DHE PUNËSIM
Një nga plagët më të mëdha të vendit është mungesa e shanseve të barabarta. Tanush Çaushi kërkon që përparimi të mos bazohet më në miqësi dhe lidhje politike, por në aftësi dhe punë të ndershme. Ai angazhohet për më shumë mundësi për të rinjtë dhe rikthimin e tyre pranë familjes dhe vendit të tyre.
5. VLERAT E FAMILJES DHE ATDHEUT
Për Tanushin, familja është baza e çdo shoqërie të shëndetshme dhe dashuria për atdheun është e panegociueshme. Në këtë frymë, ai mbështet edhe çështjen çame, duke e trajtuar si një të drejtë historike dhe njerëzore. Ai promovon marrëdhënie të mira fqinjësie me Greqinë, të bazuara në respekt dhe dialog – jo në konflikt dhe harresë.
Tanush Çaushi nuk kërkon votën si favor. Ai kërkon besimin tuaj për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme dhe më të zhvilluar.
Me 11 Maj, zgjedhja është në duart tuaja.Votoni për Tanush Çaushin dhe "NISMA SHQIPËRIA BËHET", sepse:SHQIPËRIA ËSHTË MË E RËNDËSISHME SE E MAJTA APO E DJATHTA.SHQIPËRIA ËSHTË MË E RËNDËSISHME SE PARTIA.
Comments