top of page
Search

Te pakten falenderoni inxhinieret - opinion nga Tanush Çaushi

Tek emisioni "Opinion", fatkeqesisht gazetaret llomotisin dhe akuzojne inxhinieret e ndertimit. - Inxhinieret heqin hekurat - thote gazetari gjoja i njohur.

Cudite nuk kane fund me emisionet tona. Psikologia behet arkitekte dhe inxhiniere dhe nuk te le te flasesh.

Gazetari i gjithedijshem. ai di gjithcka dhe kerkon llogari si para Zotit.

Kane ftuar ne studio televizive Drejtorin e Institutit te Ndertimit dhe i kerkojne llogari per ndertimet pa leje. Minimalisht lexoni ligjin per ndertimin si fillim.

Sa turp qe nuk lene ekspertet te flasin..... Pa njohur fare legjislacionin ne fuqi zhurmojne dhe me nje te rene te lapsit fajesojne konstruktoret, zbatuesit, investitoret, kolaudatoret, supervizoret. Keta njerez pa piken e kontributit per vendin, por vetem te kunderten mund te themi se perhapin energji negative nuk jane kujtuar asnjehere per ndertimet ne Shqiperi dhe sot befas ngrejne gishtin tregues mbi kedo te rraces se inxhinierit.

Te dashur lexues, fatkeqesite natyrore kane ndodhur dhe do te ndodhin. Projektuesi ne cdo shtet projekton me normat ne fuqi dhe anekset e cdo vendi. Koeficentet e sigurise kane te bejne edhe me nivelin ekonomik te nje vendi. E rendesishme eshte llogaritja e riskut per cdo nivel zhvillimi urbanistik. Na planet urbanistike mungon kjo gje. Pallatet ngrihen me kate shume pa ditur sa eshte vlera monetare, sociale ne rastin kur termeti apo cfaredolloj fatkeqesi ndodh. Gabimi i vetem i yni eshte se kemi rritur parametrat e sigurise se ndertesave ne kundershtim me kodet shqiptare ne fuqi... Keni harruar vecse nje detaj te vogel: Nese inxhinieret do kishin punuar me normat e shtetit shqiptar, tashme Tirana dhe Durresi do ishin nen rrenoja, pallatet shumekateshe dhe shume te tjera nuk do ekzistonin me. Keta Sipermarres, projektues kane paguar nga vetja e tyre me koston e vete qe ne sot te kemi objekte me te sigurta. Eshte implementuar fjala e fundit e shkences ne projektim me programe te CSI Berkley sic eshte ETABS. Se jane keta inxhiniere qe kane bere mastera qe nga Japonia e deri ne USA per sizmike, sot ndertesat i kemi ne kembe pa gervishtje ne konstruksion. Te pakten falenderojini!

Comments


bottom of page