top of page
Search

...TELEGRAMI !

Eduard Veli


Ganiu ishte oficer në repartin N, në Cërrik! Ishte nga Vreshtazi i Sarandës, një fshat i bukur fushor,që i kishte të gjitha të mirat. Babai i tij Ramazani thoshte shpesh:

"Në Vreshtaz gjen edhe qumësht dallëndyshe!"

Fshati i tij kishte qindra hektarë tokë bujqësore pjellore, ku rritej gruri, misri, patatja, perimet, kishte shumë blloqe me manderina e portokalle,por më shumë kish vreshta pafund me rrush të bardhë ,të zi,të kuq kokërrmadh e kokërrvogël, i ëmbël mjaltë, nga kishte marrë edhe emrin: "Vreshtaz".


Fshati i tij kishte me mijëra hektarë kullotë,ku kullosnim dhëntë e dhitë. Darkave kur bagëtitë zbrisnin nga mali, bëhej një orkestër gjigande nga zilet dhe nga këmborët, e cila e bashkuar me zërat e qingjave ,kecave,deleve dhe dhive, përhapej deri në fshatërat fqinje. Ganiu kishte shumë vite që kishte ikur nga fshati, që kur shkoi ushtar dhe më nuk u kthye në fshat. Pas mbarimit të ushtrisë bëri një kurs njëvjeçar tek Shkolla e Bashkuar dhe u vesh oficer. Babai i tij ishte vëlla dëshmori. Bëri një kërkesë në Ministrinë e mbrojtjes dhe i biri një ditë të bukur erdhi në Vreshtaz i veshur me rrobat e oficerit!

Kostumi i ushtrisë i shkonte shumë.Ai kishte një trup të bukur.Shpatulla të gjëra tërë muskuj,fytyrë të qeshur,flokë ngjyrë bjond të valëzuar,dy sy të kaltër,gojë të vogël,që kur qeshte i dukej një dhëmb ngjyrë floriri.Në paraqitje nuk kishe çti shaje!

Mbrëmë kishte patur shërbimin në repart.Kish

Një dhimbje të vogël koke .I vinte dhe gjumë.

Natën e kish kaluar duke kontrolluar vendrojet. Të gjithë ishin në krye të detyrës. Nuk kishte patur problem ,në asnjë vendroje!Megjithatë ai sepse kishte një mërzitje!Sikur kishte një ankth, një parandjenjë të keqe!Ju kujtua gruaja dhe të dy fëmijët!Befas për ta ndjeu mall!Ndjeu mall për të shoqen Zenepen.Të shoqen e kishte nga fshati.Ishte një femër e bukur,e gjatë,e bëshme me sy të shkruar,flokë të gjatë dredha dredha,

qafëgjatë,faqe rrumbullakët ,që kur qeshte i bëheshin dy gropëza të vogla,buzë të trasha të bukura ,si ato aktoret e filmave të huaj. E donte shumë të shoqen.Ajo i kishte dhuruar dy fëmijë të bukur.Një djalë dhe një vajzë.Djali ishte dymbëdhjetë vjeç dhe e quanin Gëzim. Vajza ishte nëntë vjeç dhe e quanin Marjeta.

Fëmijët e mi të bukur,mendoi. Oh, sa e kishte marrë malli!Me këto mendime u fut në autobusin e oficerëve.Të tjerë kishin hipur në autobuz para tij.Në autobuz ishte dhe një shoqe oficere beqare, nga Vlora me emrin Çelnike,që banonte një kat më lart në pallatin e oficerëve. Ishte shumë e bukur!Zoti sikur e kishte pikturuar me dorë.Shpesh,gruaja i bëhej xheloze për oficere Çelniken!E përshëndeti me kokë.Ajo i zgjati dorën e saj të vogël të bardhë. Ganiu ja zgjati mekanikisht,madje se pa as në sy.Ajo e pyeti me sy,por ai bëri sikur se pa.

-Ti se çfar ke sot, i tha Çeknikja!

- Nuk kam gjë, ja ktheu Ganiu!Më duket sikur kam një parandjenjë të keqe. Ishalla mos më ndodhtë ndonjë gjë e keqe!

- Po jo mor Gani, kot i zmadhon ca gjëra, asgjë nuk ka për të ndodhur!Ja do ta shohësh!

Nuk folën më.Autobuzi vraponte drejt Cërrikut.

Ja ,edhe pak do të shkonte në apartamentin e tij.Gruaja do të dilte tek dera dhe ai do ta puthte në buzë dhe në faqe.Do të dilnin dhe fëmijët. Ai do ti merrte hopa,djalin në një dorë e në tjetrën vajzën.Autobuzi frenoi para pallatit të oficerëve

Nxitoi drejt shtëpisë.Tek shkallët e pallatit i zuri syri në një burrë rreth të dyzetave,me një çantë të zezë ku shkruhej me gërma kapitale ngjyrë të verdhë "PTT".E njohu.Ishte postjeri.E kishte takuar dhe herë të tjera.Ai u shmang fare pakë djathtas, mori qëndrim "gatitu",e me mirësjellje e pyeti:

-Ju jeni qytetari Gani Hysniu?- dhe pa pritur përgjigje, sepse e njihte,vazhdoi ..

-Nga Vreshtani i Sarandës keni një telegram! I zgjati fletën e palosur të telegramit dhe tek faqja e sipërme e tij, i kërkoi të firmoste:

-Mund të firmosni këtu ju lutem ?- dhe i zgjati stilolapsin .

E firmosi mekanikisht me një shkarravinë të shpejtë .Postjeri mori dhe njëherë qëndrim "gatitu "nderoi me dorën e djathtë të mbledhur grusht dhe u largua. Filloi ti rrihte zemra fort.

Çfarë do jetë ky telegram mendoi.! E hapi duke ngjitur shkallët.Kur mbaroi së lexuari,ju duk sikur dikush e goditi me një shufër në kokë !

"Arbeni ndërroi jetë ,varrimi nesër në orën 12!

Të fala babai yt Ramazani!"

Nuk e mbajti dot veten.U ul në shkallë.Lotë si breshër filluan, si litarë ti vareshin faqeve.Vëllai i tij Arbeni nuk ishte më në këtë jetë!Nuk arrite të të bënim dasmën,ishte mendimi i parë që i erdhi në mendje!Ah mor vëlla i im, si ike kaq shpejt nga kjo jetë?!

Me këto mendime trokiti në derë!Derën ja hapi e shoqja !U fut rrëmbimthi në dhomë!Nuk i la kohë asaj që ta përqafonte. Lotët i rridhnin çurrg faqeve.Mjekra i drridhej,nuk mund të fliste !

-Çfarë ka ngjarë Gani i fliste ajo?Më tuaj shpirt çfarë ka ngjarë?Më thuaj Gani të luteeem ?!

Ai u ul,duke qarë në divan.E hodhi mbi tavolinë telegramin.Nxitimthi ajo e lexoi për dy sekonda.

-Korba unë ,korba unë,oh çna gjeti neve!

-Korba unë more Arben për ty !O vëlla o,çështë kjo që bëre ?! O o o o o ,oi, oi, oi oi oi oi!

Ajo po qante dhe nuk pushonte!Lotët i binin në faqe e mbi tavolinën që kishte vendosur telegramin ,i cili u larg krejt!

-Korba unë çna gjeti neve!Oi oi, oi,oooooi ,ooo!

Fëmijët të trembur dolën nga dhoma dhe pa pyetur filluan të qanin më të madhe!Shikonin herë babin e herë mamanë dhe lotët u rridhnin çurrg!

-O ma ,o ba çfarë ka ngjarë,përse qani?

Ata nuk u përgjigjeshin por vazhdonin të qanin!

Në dhomë u fut Hurmaja ,një grua e moshuar, që ishte komshie me ta, dhe që e kish ndjekur krejt ngjarjen.

-Mos bëni kështu Gani,Zenepe,po trembëni dhe fëmijët !Hajde tani mblidheni veten... dhe një tufë me borzilokë ja vinte në hundë hërë njërit e herë tjetrit !

-Iku tani e mori Zoti pranë vetes !Thonë se Zoti të mirët i merr në qiell!

Pas pak ra qetësi.Fëmijët i mbanin të përqafuar.As ata nuk po qanin më ,por ofshanin nga kraharori.

- Do nisemi tani për më Vreshtas - i tha ai së shoqes!Bëhu gati se do të nisemi !

E shoqja e dëgjoi e bindur dhe për pak çaste doli e veshur tërësisht në të zeza,që nga këpucët e deri një fjongo të zezë në formë fluture, që vuri mbi flokët e sajë dredha dredha.

-Fëmijët do ti mbaj unë!-tha nënë Hurmaja!Shpesh herë kur ata dilnin nëpër shokë e miq fëmijët i linin tek nënë Hurmaja!Ajo vetë ishte nga një fshat i Çamërisë,por kishte ardhur fare e vogël në këtë qytet të vogël .

Fëmijët nuk kundërshtuan!

- Do ju bëjë nëna juve kuleçe dhe petulla!Do ju bëj edhe sapuni me niseshte!

Hapi krahët dhe i mbështolli të dy fëmijët në gjoksin e saj të bëshëm.

Faturuan një taksi dhe u nisën !Shoferi ishte një burrë rreth të pesëdhjetave,me flokë kaçurrela pakëz të thinjura. Kishte një fytyrë të akullt dhe dy si të veckël,që duket sikur të zhvibronin në çast.

- Të lutem i tha Ganiu ,sapo u nisën ,makinën do ta ngasësh shpejt!

-Më ka vdekur vëllai i vetëm dhe dua të arrij sa më parë në shtëpi !

-Do bëj të pamundurën ,shok -foli taksisti ,por rrugët janë copë copë dhe mbrëmë ka rënë shi tërë natën !

-Kismet vëlla -foli Zenepja!Vetëm të arrijmë mirë e shëndoshë!Varrimi është nesër !

Ganiu nuk foli më !Ju kujtua që Arbenin,vëllanë e merrnin maleve për murriz,apo për rigon e lulkuqe,që kur ishte 5-6 vjeçar!Vëllai ishte i imët dhe kur binte gripi e zinte të parin në lagje.

-Ah,të kemi lodhur o vëlla, mendoi !Ja tani ai nuk ishte më !Herën e fundit që e kishte takuar ishte kur e fejuan me një vajzë nga fshati fqinjë, nga Gurasi! Ishte një vajzë e bukur ,por më një trup të imët.Vëllai me të ,ishin njohur kur ishin në shkollë .

-Oooh,nuk arritëm të të martonim o vëlla, gati e tha me zë.

Makina ecte me të shpejtë në rrugën me asfalt të arnuar vënde vënde,si arnat e qepura pa kujdes në pantallona e vjetëra të një burri !Zenepja në senditjen e pasme kishte mbyllur sytë e duket sikur dremiste!Në fakt nuk

flinte.Para syve i dilte Arbeni,kunati që tani nuk ishte më në këtë jetë!

I kujtohej dita e dasmës së saj.Ai atëherë, ishte vetëm tetë vjeç!E kishte rritur pothuajse vetë.Ai ishte më i vogël se vëllezërit e sajë.Nga se mund të kishte vdekur vallë ?Mendonte shumë gjëra ,por nuk nxirrte asnjë shkak nga mund të kishte vdekur kunati !Tani që ishte rritur, asaj i dukej sikur ai kishte ndryshuar!Jo tha me vete!

Më duket mua!Edhe vajza më të cilën kunati ishte fejuar, asaj i pëlqente !

Rrugës pothuajse nuk folën fare !Nga Cërriku u nisën rreth orës pesë të mbasdites. Ganiu shikoi orën.Tani ishte ora 12 e natës!Filloi shiu.

Pikat e shiut përplaseshin në xham e sikur formonin, mijëra flutura .Edhe pak e do të arrinin .Ja tani ishin tek çezma e Vilës!Morën kthesën për në Vreshtas. Nuk dukej asnjë dritë.

Besoj se kanë ikur dritat,..mendoi .Sa herë që fillonin pesë pika shi,në Vreshtas iknin dritat .

-Ku na gjeti dhe kjo kohë sonte ,mendoi Ganiu dhe me mendje parafytyroi që në shtëpinë e tij, tani do ishin ndezur qirinjtë ose fotitë. Të vdekurin e ruanin tërë natën graria, ndaj që pa tjetër, do ishin ndezur fotitë dhe qirinjtë!

Edhe pak dhe do të arrinin në qëndër të fshatit.

U kujtua që tek angarët e duhanit bënte roje xha Zameti. Atij i dukej sikur xha Zameti kishte lindur roje.Që kur ishte i vogël xha Zametin e mbante mënt,si roje me belxhikun e tij të vjetër. Nuk bënte kurrë gjumë xha Zameti. Ai kishte qënë dhe partizan!Thoshnin se dhe belxhikun ja kishte marrë armikut në luftë !Ndërtesa e rojës ishte fare pranë xhades. Xha Zameti me të dëgjuar makinën ,doli në rrugë.

-Mbaje pak makinën, i tha Ganiu dhe menjëherë doli përjashta.

-O oo mirëmbrëma, Gani djali,erdhëtë?

-Erdhëm xha Zamet,tha Ganiu dhe e përqafoi .

-Mirën bëtë që erdhët!Ja iku ai djali...,Oh sa u mërzitëm !Vetëm një ditë u sëmur dhe sot vdiq!

Bëtë mirë që erdhët!Hajt tani se bie dhe shi!Të rroni vetë ! Ohu...do bëjnë prapë ata!Hajde biri i xhaxhait,natën e mirë!

Makina u nis prapë në rrugë .Deri në qendër ishte më pak se një kilometër!Ja më në fund arritën.

Edhe në qëndër nuk kishte asnjë dritë!Zbritën të dy !Deri në shtëpinë e tij rrugën do ta bënin në këmbë ,sepse nuk shkonte makina .Pagoi shoferin dhe u nisën bashkë me Zenepen.Qe errësirë e plotë, por ai kishte marrë ekektrikun e dorës ,që e përdorte natën kur kontrollonte vendrojet ! Rruga gjarpërore në një përrua, që kur binte shumë shi ,dilte sa një mes kali ujë !Ja kishte filluar të rridhnin rrjedhëmat e ujit !

-Gani,i tha e shoqja, nuk mu duk mirë ai xha Zameti !

-Mua mirë mu duk o Zenepe, pse çfarë kishte që nuk tu duk mirë?!

-Po ja...-tha ajo ,si e zënë në faj..,ai tha që "Ohu,sa do bëjnë prapë ata"!

-Epo... ja,e ka nga pleqëria, moj shpirt!-tha Ganiu dhe e afroi pranë vetes të shoqen,sepse në atë vënd prroi kishte shumë ujë .

Edhe pak dhe do të ishin tek shtëpia!Si do ta gjenin babanë dhe nënën e gjorë?!Si do ta gjente vëllanë?!Sytë ju mbushën prapë më lot.

Tani prindërit do mbeteshin vetëm .Vallë si do ta përballonin ata këtë vetmi ?!E kishte vendosur!Pas të dyzetave prindërit do ti merrte në Cërrik!Dhoma kishte plot !Ai kishte 3 dhoma e një guzhinë!Një dhomë do tja jepte babait dhe nënës!Ja tani ishin afër 50 metra afër shtëpisë.

- Nuk dëgjohet asgjë i tha të shoqes!Si ka mundësi?

-Çfarë do dëgjohet, i tha Zenepja!Nuk bën të qash natën ,sepse zemërohen melekët dhe milaqetë !

Kishin arritur tek porta!Qentë nuk lehën!Ganiun qëntë e njihnin dhe do vinin ti lëmin çizmet ushtarake,do i hidheshin në gjoks!Çudi !

Në oborr asnjë njeri!Shikoi orën !Ishte plot 12 e gjysëm e natës!

Diçka nuk shkon ,tha në vete!Mos vallë e kishin varrosur të vëllanë pa ardhur ai..., dhe tani njerëzit ishin shpërndarë në shtëpitë e tyre dhe tani ata që kishin mbetur po flinin të dërrmuar nga lodhja e vdekjes ?!

I la çantat në oborr!Gjithkund heshtje!

U kujtua!Në dritaren e katit të parë pa një dritë të zbehtë!Tek ajo dhomë prindërit dhe vëllai, pritnin miqtë dhe aty edhe hanin ose pritnin miqtë në raste gëzimesh familjare.Aty ishte dhe oxhaku!Dritarja ishte rreth dy metër nga toka !Në oborr pa një karrige të vjetër!E vuri atë afër murit aq sa mund të shihte përmes tylit të hollë çfarë kishte brënda në dhomë!Në tavolinë një foti e zbehtë ndriçonte. Fërkoi sytë !I hapi e i mbylli disa herë!Pickoi veten në gjoks.I dhëmbi! Nuk u besonte syve!Dy metër tutje dritares i ulur në tavolinë ishte ai.. Arbeni,

vëllai tij që diçka po shkruante në ca dokumente të shpërndara andej këndej në tavolinën e punës.Herë pas here thithte cigaren dhe tymin e shpërndante nëpër dhomë!O zot ,mos vallë po më provokon?Mos vallë po më vë në provë,mos vallë kërkon të dijë sa është durimi i një vëllai të lënduar? Mos vallë po i shfaqej imazhi i tij?!Jo !Ai ishte .Ishte vëllai i tij !Diçka ishte ngatërruar në këtë mes !Atë ai do ta zbulonte më vonë ,por ai që po shkruante në ato dokumenta në tavolinë ishte pa asnjë pikë dyshimi vëllai i tij Arbeni !

-Zenepe, shpirt,Arbeni nuk ka vdekur !Është këtu në dhomë ,po bën dokumenta!E pashë me

këta sy !

Zenepja erdhi në çast pranë tij !E pa edhe ajo .

- Po i tha ajo,kunati është gjallë!Faleminderit o zot!Ju hodh të shoqit në qafë !Lotët ju rridhnin të dyve nga sytë!Ska gjë le të qanin!Ishin lotë gëzimi!

Nxorri pistoletën dhe qëlloi tre herë në ajër !

-O Ramazan Hysniu!O Ramazan Hysniu,thirri më sa fuqi kishte në kokë !

Nga oda e katit të dytë, doli babai i tij me kostumin e shajakut,që e vishte në ecje,dhe nëna e tij Hedije, me tumane dhe polkën e bardhë!

--Biri im çfarë ka ngjarë?!Çfarë janë ato krisma ?

Ju hodh në qafë babai,nëna,ju hodh në qafë dhe vëlla Arbeni!

-Baba,kam ardhur për mort !Ja shiko se çfarë thotë ky telegram!"Arbeni ndërroi jetë,varrimi bëhet nesër në orën 12!"Çfarë ka ngjarë baba !

U ulën të gjithë pranë zjarrit!Tashmë lotët të gjithëve u ishin tharë!

Ramazani i tregoi se motra e tij Dallëndyshja ishte shtatzënë dhe kishe lindur djalë para dhjetë ditëve.Djalit i kishin vënë emrin Arbër.

Arbëri,që kur lindi nuk ishte në peshë dhe dje kishte ndërruar jetë !

Telegrafistia kishte ngatërruar gërmat !Në vend të fjalës Arbër kishte shkruar emrin Arben !

Ganiu brofi në këmbë !

-Motra do bëjë fëmijë të tjerë tha,por vëllait tim ju shtuan umbrat!

-Të më rrosh o vëlla sa mali i Saraqindit!Të më bëhesh plak me mjekër!

Sonte baba do ta bëjmë dasëm!Do Këndojmë dhe do kërcejmë deri në mëngjes !Në lagje ishte Rasimi që i binte klarinetës, ishte dhe Dahriu që i binte fisarmonikës!Dikur ,vetë Ganiu i kishte rënë defit!Lagjia ishte e vogël me 20 shtëpi !U lajmëruan të gjithë për dhjetë minuta!Ramazani i theri në çast dy dele!Erdhën edhe dritat!Shiu pushoi!Aty në odën e madhe të Ramazan Hysniut valonte kënga e dollia!


Ishe dhe do mbetesh gjallë,djali ynë o Arben!

Në gjithë botën mbarë,si kjo ngjarje nuk gjen.!Ka ardhur vëllezëra,me shpirt ,zëmër ty të uron.

Saraqini dhe Mëllezi,si mal urimin të dërgon!


Akoma vazhdon ajo darkë që u nis për mort dhe doli gëzim!Ja pra se çfarë ndodh kur njeriu ngatërron një apo dy gërma !


Ksamil më 11.03.2020


Comments


bottom of page