top of page
Search

Tempulli më jugor i Shqipërisë

nga Pajtim Çaushi

Ngjitu në majat e Saraqinit, Nartës, Cjepurit apo të Çukës së Ajtojt dhe do stepesh prej bukurisë mahnitëse që të shfaqet.

DUKJA

Si në pëllëmbë të dorës të del para syve Konispoli, vendbanim nga më herakët i trojeve etnike shqiptare. Një qilim i blertë i mijëra ullinjve valëzon mes kodrave që qarkojnë Qytetin e Kaonëve. Mes këtij mjedisi tē veçantë, diku rreth mesit të hapësirës së gjelbër të kap shikimi njē ndërtesë të madhe me oborr si qëndisje dhe dritaret plot ditë. Është godina e Shkollës së mesme të bashkuar të Konispolit.

SHTYSA

Ditën e martë më 21 janar 2020 në bibliotekën e shkollës u organizua paraqitja e librit poetik PERËNDIM NË TRISHTIM i autores së re Grisela Veli, nxënëse e vitit XI nē gjimnazin e Livadhjasë. Me të drejtë vellimi u vlerësua pozitivisht nga ish mësuesi i 9 vjeçares Behar Maze, nga mesuesi dhe këshilluesi i sotëm i vajzës në gjimnazin e Livadhjasë Vangjel Xhaferi e drejtori Niko Murati, nga organizatorët Bukuri Braho (drejtore) dhe Sami Alimema (mesues) të Konispolit etj.

Veprimtaria doli shume e bukur, por mua si pjesëmarrës, si ish nxënës dhe banor i pandarë i Konispolit tim më nxiti të shkëputem nga libri i Griselës dhe të hedh në shkrim ca grimca për shkollën e zemrës ku punova plot vite.

TEMPULLI I DIJES

Të gjithê ata që e kanë mbaruar Gjimnazin këtu e quajnë Universiteti i Konispolit. Në të vertetë përcaktimi i bërë nuk ēshtë hiperbolë qē mund të nxitojnë ta quajnë nihilistët, nuk është as lavdërim i skajshëm, nuk është as metaforë e zmadhuar.

Jo, është njē realitet i pjekur me moshë gjashtëdhjetë e një vjeçare. Se Gjimnazi ynë këtë vit kaq vjeç mbush. Në udhën e bërë patjetër do te ndodhte mrekullia e rrethqarkullimit të brezave. Dhe a e dini se ne sot kemi në jetë hierarkinë moshore me shkallaren shumëviteshe biri , babi, gjyshi, paragjyshi nxēnës dhe ish nxënës tē gjimnazit tonë? E rrallë, e bukur dhe e vërtetë! Të gjithë që kanë kaluar tek ky tempull i dijes, kudo jetofshin, ngado punofshin kujtojnë me nostalgji topinimet: konvikti, shkolla e vjeter, shkolla e re, Çiçiriku, përroi i Pirros, Shelqi, salla e kulturës, Rrahu, pra gjithë Konispolin.

Bukuri Braho

SECILI ME DINJITET

Ndonëse shumë nxënës apo shumë mësues janë dalluar midis të tjereve në gjithë këta vite, por unë nuk veçoj askend. Përse duhen veçuar kur në kuptimin e jetës te gjithe jemi si gishtat e dorës? Në anën tjetër dallimin kushdo e bën në bazë të prirjes dhe tipit të vet. I veçuar nuk bëhet vetëm i miri në mësime apo në punë, por edhe në drejtime të tjerë të jetēs.

Në këtë shikim i cili më duket më i drejti, dallimi vetem për dijen dhe aftesinë s'ka asnjë kuptim. Ti ke dije për fizikēn, unē kam për letërsinë, njëri e bën punën shpejt, tjetri më ngadalë, por të dy e bëjnë. Atëherë them që secili e bëri me dinjitet segmentin e jetēs së vet nē gjimnazin tonē të përbashkët.

UDHËTOJMË TË NGJITEMI

Po sot si është gjimnazi ynë i Konispolit? Gjallon apo vegjeton? Këndon apo gjumon? Pyesim drejtore Bukurinë: Ç'të them unë, shikojeni vet shkollën dhe nxenësit. Përpiqemi dhe mundohemi t'ia dalim. Dhe në fakt jemi mirë për procesin mesimor, për mjediset e përshtatshëm, në olimpiadat e konkurset e rrethit apo vendit ku marrim pjesë, pra në gjithë treguesit e nevojshëm. Kuptohet, s"jemi në maja, por udhëtojmë të ngjitemi.


PO, KETU UDHETOHET

Vizitojmë klasat, laboratoret, palestrën, muzeun. Kabineti i informatikës me pajisje të reja e të mjaftueshme per mësim normal. Çdo gjë në vendin e vet. Shikojmë edhe qoshet, korridoret, ekspozitat, lajmerimet, parrullat, oborrin... Janë mbjellë edhe lule e drurë të rinj... Ateherë edhe unë përsëris fjalët e drejtore Bukurisë: Në tempullin më jugor të diturisë udhëtohet...

Comments


bottom of page