top of page
Search

Tik-tak rreh zemra nga Rabije Bytyqi

Updated: Jan 11, 2020

Tik-tak rreh zemra

Shi bie në këtë natë pa yje

Më dehu melodia e këndshme, dhe ti


Era që sillet rrotull , afër dritates sime

Më sill frymēn tënde aromë trëndafili

Në dhomen e gjumit numëroj tik-taket e orës ...dhe kohën që të jem pranë teje, po ashtu.

I them kalëndarit shpejto ditët

Zemra ndjen mungesë

E shpirti shpirtërisht të pret.

Yll bëhu për mua , e unë hëna jote

Të shkruajmë për dashurinē

S'i dy engjej hyjnorë

Buzës sê zjarrtë puthjen e munguar t'i japim

Të banojmë në një fole të vetme brenda një trupi ,

një shpirti e një zemre...


Autore: Rabije Bytyqi -Prizrën 10.01.2020

Comments


bottom of page