Tipi i ndërhyrjes riaftësuese në strukturë, pas vlerësimit të plotë të dëmtimeve dhe vendimarrjes për ndërhyrjen riaftësuese - sipas eurokodit 8
1-) Ripari/përforcim/zëvendësim pjesor ose i tëresor i elementëve të dëmtuar ose të padëmtuar duke marrë parasysh aftësinë mbajtëse të tyre;
2-) Shtim i elementëve të rinj strukturorë (p.sh. kontraventime ose mure mbushës; breza prej çeliku, druri ose betoni të armuar në ndërtimet prej murature; etj.);
3-) Modifikim i sistemit strukturor (heqja/shtimi i fugave strukturore; zgjerim i fugave ekzistuese; largimin e elementeve të cenueshëm (vulnerabel), modifikime për shndërrim të strukturës në trajtë më të rregullt ose më duktile (elasto-plastike);
4-) Shtim i një sistemi të ri strukturor për të mbajtur pjesërisht ose plotësisht veprimin e plotë sizmik;
5-) Tjetërsimin, sipas rastit, të elementëve ekzistues jostrukturorë në elemente strukturore;
6-) Futja e pajisjeve për mbrojte pasive me anë të kontraventimeve disipuese ose izolimit në bazë;
7-) zvogëlimi i masës (lehtësimi i elementeve jostrukturor, heqje e elementeve të tepërt e me peshë domethënëse, etj);
8 -) Kufizim ose ndryshim i funksionit të ndërtesës.
Është e domosdoshme, madje e pazëvendësueshme, që për rastet e caktuara nga ekspertët, të bëhen ndërhyrje paraprake me elementë të përkohshëm për të siguruar qendrueshmërinë paraprake të ndërtesës.
Ndërhyrjet e mësipërme kërkojnë mjeshtëri të posaçme dhe duhen kryer nga ekipe me përvojë në zbatim dhe me pajisje të duhura. Në çdo rast, ndërhyrjeve duhet ti paraprijë një projekt i plotë riaftësues strukturor dhe një mbikqyre rigoroze.
Comments