Në këtë zonë përfshihet krahina e Çamërisë, e cila ndodhet , brenda kufijve të vendit tonë. Për vetë karakterin e trajtimit tipologjik të banesës, të elementëve konstruktivë e dekorativë, si dhe të rrugës së zhvillimi të banjesës, Çamëria zë një vend te veçantë në arkitekturën tonë popullore.
Fshatrat e Çamërisë shtrihen rrëzë kodrave ose shpateve të maleve dhe kanë karakter të mbledhur. Banesat pjergjithësisht janë të rrethuara me mure,
të cilët, në rastet kur lartësia e tyre është e madhe, përforcohen me kondrafortë. Portat e oborrit, za~ konisht janë të mëdha, me mbulesa qemeri, mbi të cilat krijohet një tarracë e vogël, e shtruar me çati guri.
Forrnat më të thjeshta të banesave kanë qenë ato me kompozim gjysmëkat dhe me dy ambiente në kat. Një shembull tipik me gjysmëkat i ruajtur në Konispol {Fig, 107), përmban në katin e banuar magjerinë mbi truall dhe odën, secila me hyrje të veçantë. Të dy ambientet janë pa tavan, por në ndryshim me magjerinë, gjysmë të errët, oda ndriçohet nga katcr dritare të medha, që dalin në ballin e ndërtesës.
Një banesë tjetër, në fshatin Janjar (Fig, 108) përfaqëson një variant të dytë të banesave të thjeshta. Ajo është me ky kate, me nga dy ambiente në çdo kat. Shkallët jane të jashtme prej guri dhe nga sheshpushimi, i mbajtur nga një qemer cilindrik, ndahen dy hyrjet e_ veçanta për secilin ambient të katit. Edhe në këtë rast ambientet kanë destinacione të ndryshme, d.m.th._njëri përdoret si magjeri dhe i dyti si odë miqsh. Për të krijuar shtresën me plloça të magjerisë, ambienti poshtë saj_ është mbuluar me qemer cilindrik. Si pjesë përbërëse e magjerise eshtë dhe furra e pjekjes, e cila në këtë banesë del -jashtë murit të mbrapshëm.
Por këto forma të thjeshta dhe gjeresisht të njohura e dhe në krahinat e tjera, nuk mbeten në vend. Ambientet e banesës shtohen, duke dhënë banesën me tre ambiente banimi në kat. Në një banesë në fshatin Markat {Fig. 109), në ballin gjatësor dalin dy ambiente, të ndarë nga njëri-tjetri me një korridor të ngushtë. Ato perdoren njëri si odë miqsh dhe tjetri si odë fjetjeje. Ambientet e katit përdhes janë mbuluar me qemer cilindrikë, mbi të cilët ndërtohet_ shtresa me pllaka e ambienteve të banimit. Në këtë rast magjeria "del në pfesën e prapme të ndërbesës dhe lidhet me ambientet e tjera të banesës nëpërmjet korridorit. Ndërsa në një banesë në fshatin Vërvë (Fig. 109), ambienti i tretë ndërtohet përpara magjerisë. Duke humbur nje faqe të jashtme, si dhe hyrjen e veçantë, magjeria kthehet në ambient gjysmë të errët që komunikon nga oda e fjetjes. Ambienti i ri, përdoret si odë miqsh.
Në fillim, si në banesën e fshatit Vërvë ambjenti i ri duket sikur është një bashkëngiitje mekanike në banesën dykthinëshe në kat. Por gradualisht skema e re e fituar, në formën e shkronjës L të madhe, bëhet organike dhe në të njëjtën kohë skema më tipike dhe më e përgjithshme e banesës të Çamërisë. Krahu I nxjerrë përpara i banesës shkrihet me pjesën tjetër, duke patur zhvillim të njëjtë planimetrik, madje, meqenëse aty zakonisht vendoset oda e miqve, është pjesa që trajtohet në mënyrë më të pasur nga ana arkitektomke.
Një banesë nga më të arriturat e këtij varianti ndcdhet gjithashtu në fshatin Vërvë ^FIg. 110): Dy ambdentet e krahëve të katit përdhe kanë hyrje të veçanta nga jashtë dhe përdoren si katoqe, prandaj ndriçirni ështc mjaft i pakët. Në mesin e tyre, për të zvogluar hapësirat e trarëve të dyshemesë se kafcit, janë ndërtuar «urat>+, ose harkada me dy happsira. Ambienti në ndërthurjen e dy kateve të banesës quhet nga vendasit «ikubë»-. Ai lidhet me njërin nga ambientet e krahut dhe është mbuluar me qemer cilindrik. për të mbajtur shtresën me dhe të ngjeshur të magjerisë sipër tij. «Kubeja» është një ambient krejt i mbyllur dhe i sigurtë dhe, si i tilië, shërbente vec mbajtjes freskët të zahireve, edhe për të mbyllur plaekat me vlerë të familjes në raste kur ajo mund të shpërngulej. Në raste të tilla hyrja murosej,
Kati përdhe ka lartësi të madhe. Shkallët e jashtme prej guri, janë ndërtuar me dy rampa. Hyrjet për në ambientet e krahëve të baneses janë të veçanta. Në ballë del oda e miqve ose ^bashodaja*. Ndonëse kompozimi i odave është i njëjtë me oxhakun dhe dritaret anash tij, që theksojnë ballin e odave. Bashodaja dallohet si në trajtimin e brendshëm, ashtu dhe ne atë të jashtëm. Në këtë banesë shohim të hyjë dhe një njësi tjetër funksionale. Duke përfituar nga lartësia e madhe ç katit përdhe, ndërmjet odës së miqve dhe katoit ndahet një ambient me lartësi të .vogël që quhet nga vendasit «manxato>*. Zakonisht manxatoja përdorej për mbajtjen e zahireve dhe lidhet me katoin me shkaUë' druri. Në banesat e zhviilluara manxatoja, është gjithnjë e pranishme poshtjë bashodasë.
Mbasi është formuar si tip i qëndrueshëm dhe ka krijuar tiparet e veta arkitektoniko-konstruktive, banesa e Çamërisë njohu shkallë më të larta të përpunimit të këtyre tipareve si dhe skema të reja më të përparuara nga ana kompozicionale. Këto banesa takohen kryesisht në Konispol, ku siç duket diferenrimi i shtresave të popuËsisë ishte më i theksuar. Një banesë e tillë ndonëse ka formë të njëjtë në plan me banesat e mesipërme. ajo ndryshon nga ato nga zgjidhja kompozocionale (Fig. 111). Pjesën e futur këtu e zë divani me përmasa të mëdha, në të cilin dalin hyrjet për në ambientet e familjes të vendosura në një krah të divanit. Këto ambiente janë magjeria dhe bashodaja, e nxjerrë përpara në pamjen ballore.
Ne këtë banesë perpunimi arkitektonik e dekora-me pjesën tjetër, duke patur zhvillim të njëjtë planimetrik, madje, meqenëse aty zakonisht vendoset oda e miqve, ë&htë pjesa që trajtohet në mënyrë më të pasur nga ana arkitektomke.

Ne këtë banesë perpunimi arkitektonik e dekora-tiv ka arritur një shkallë mj'aft të larfë. Porta e rnadhe me hark, në katin përdhe, thekson hyrjen kryesore të baneses. Shkallët janë të breaidshme dhe të nxjerrin në divanin e g]er£ të katit të sipërm. Divani merr dritë nga tre dritare në murin ballor, ndërsa bashodaja pajiset me tavan e oxhak dekorativ dhe ndriçohet bollshëm nga dritaret e hapura" në tre faqet e saj. Në pamjen ballore, bashodaja shkëputet qartazi nga pjesa tjetër nga korniza e dalë poshtë dritareve, e cila vazhdon pa ndërprerje gjatë gjithjë gjatësisë së murit. Kështu trajtimi i jashtëm shpreh dhe funksionet e ambienteve, katoit të ndriçuar vetëm nga frengji, manxatos me dritare të vogla dhe më sipër bashodasë.
Ndërtimi i një krahu të dytë anash divanit ka shpënS në^kiijimin e skemës më të avancuar me dy krahë, të cilën e takojmë në një banesë po në Konispol {Fig. 112). Njëri krah i banesës ruan po atë ndarje ambientesh, d.m.th. magjerinë me kubenë poshtë dhe odën, e cila përdoret për fjelje, me manxaton dhe katoin poshtë vetes, Në krahun tjetër ka kaluar bashodaja, që shtrihet gjatë gjithë gjatësisë së fcij.
Që në banesat e thjeshta fillojnë të shfaqen disa karakteristika të^veçanta konstruktive dhe dekorative të banesave. të Çamërisë. Në Ratet përdhese, zbatohen gjerësisht sistemet e kurbëzuara, si «urat» ose harkadat dhe qemerët cilindrikë. Përdorimi i qemerëve, përgjithësisht poshtë magjerive, ka qëIlim të qartë konstruktiv. për Lë krijuar shtresën me dhe të ngjeshur, ose të shtruar me plloça guri të magjerive. Por këto ambiente të freskëta dhe të siguruara. siç e pamë më lart, kryejnë dhe'funksione të tjera në banesë. Në traiftimin e jashtëm karakteristikë janë komizat poshfë dritareve që formohen prej pllakash të mbajtura nga konsola guri, kornizat e çative, punimi I pastër i muraturës, dritaret e shumta dhe mbulesa në formë harku, etj. (Fig. 113). Këto elemente si kornizat poshtë dritareve etj. ndeshen edhe në rrënojat e banesave të Kardhiqit. Ato takohen gjithashtu në banesat e qytetit të Gjirokastrës.
Trajtimi i njëjtë i njësive kompozicionale, magjerisë, bashodës ose dhomës, përpunimi arkitektonik e dekorativ i pamjeve të jashtme, krahas rrugës së evolucionit, përbëjnë unitetin e theksuar të banesës në Çamëri, Siç shihet nga shembujt e shqyrtuar banesa e Çamërisë nga njëra zmë, në variantet e thjeshtë të saj, ka lidhje të padiskutueshme me banesat e krahinave fqinjë më në veri. ndërsa në variantet e zhvilluara shihen paralele të qarta me banesat qytetare dhe në mënyrë më të dukshme me banesën gjirokastrite.
Comments