top of page
Search

Trajtimi i ri, shpresë për shpëtimin nga Covid-19

Trajtimi i pneumonisë së shkaktuar nga COVID-19 me tofacitinib rezultoi në një ulje të konsiderueshme të vdekshmërisë në 28 ditë, krahasuar me efektin placebo.


Është bërë gjithnjë e më e qartë se manifestimet e rënda të COVID-19 shkaktohen kryesisht nga një përgjigje e ekzagjeruar imune e interleukinës-6, faktorit të nekrozës tumorale dhe citokinave të tjera, e cila është përshkruar si një stuhi citokinash. T

ofacitinib është një frenues oral i Janus kinazës (është një ilaç që përdoret për të trajtuar artritin reumatoid, artritin psoriatik dhe kolitin ulceroz) i cili bllokon përçimin e sinjalit sapo citokina të bashkohet me receptorin e sipërfaqes së qelizës, duke zbutur kështu përgjigjen qelizore. Për më tepër, tofacitinib ndalon prodhimin e interleukin-17 dhe gama interferonit, të cilat janë të implikuara në patogjenezën e sindromës akute të distresit respirator, një ndërlikim i zakonshëm i infeksionit COVID-19.

Prandaj, tofacitinib ka potencialin të veprojë në më shumë se një rrugë për të ndihmuar në përmirësimin e dëmit që ndodh tek njerëzit e infektuar me COVID-19. Bazuar në këto përfitime të mundshme, një ekip nga Hospital Israelit, Albert Einstein në Sao Paulo të Brazilit, ndërmori një provë të rastësishme, të dyfishtë, të kontrolluar nga placebo për të hetuar sigurinë dhe efikasitetin e tofacitinib në pacientët e shtruar në spital me pneumoni COVID-19, të cilët nuk kanë marrë as ventilim jo invaziv dhe as ventilim invaziv. Pacientët ishin mbi 18 vjeç dhe kishin një test PCR pozitiv për COVID-19.

Ata kishin prova radiografike të pneumonisë dhe ishin ndarë në grupe (1: 1) me tofacitinib ose placebo.


Comments


bottom of page