Ramazani është muaji i agjërimit, reflektimit, devotshmërise, bujarise dhe sakrifices që vërehet te muslimanët në të gjithë botën. Gjatë shekujve Ramazani ka ruajtur kuptimin e tij shpirtëror. Fjala "Ramazan" vjen nga fjala arabe për "Etje e thatë" dhe "Tokë e pjekur nga dielli". Ka domethënënien e urisë dhe etjes që ndiejnë ata që e kalojnë muajin në agjërim dhe përfitojnë nga agjërimi në muajin e Ramazanit. Ramazani është nga natyra e tij koha e kurbanit.
Çdo vit myslimanët kalojnë muajin e nëntë të kalendarit islam duke agjeruar masivisht. Agjërimi i muajit të Ramazanit konsiderohet një nga pesë shtyllat e Islamit. Myslimanët të cilët fizikisht janë në gjendje të agjërojnë çdo ditë të tërë muajit nga lindja në perëndim të diellit. Muaji i Ramazanit zgjat 29 deri në 30 ditë në varësi të shikimit të hënës dhe sipas transmetimit; Allahu i Madhërishëm e ndan muajin e Shenjtë të Ramazanit në tre Faza që njihet si Ashra te Ramazanit.
Ashrat e Ramazanit
Pjesa e parë pasqyron mëshirën e Allahut (Rehmah)
Pjesa e dytë pasqyron faljen e Allahut (Maghfirah)
Pjesa e tretë pasqyron sigurinë nga ferri (Nijat)
Profeti i Shenjtë Muhamed ﷺ tha: Ai (Ramazani) është muaji, fillimi i të cilit është mëshira, mesi i tij, falja dhe fundi i tij, ruajtja nga zjarri (i xhehnemit).
Pa dyshim, muaji i Ramazanit është plot bekime, mëshirë dhe falje. Eshtë mundësia më e mirë për të gjithë muslimanët që të mbledhin më shumë bekime të Allahut dhe të luten për faljen e tyre dhe të shpëtojnë nga zjarri i Xhehnemit.
Ashra e parë e Ramazanit - Mëshira
Dhjetë ditët e para të Ramazanit janë ditët e mëshirës dhe bekimit dhe çdo musliman duhet të kërkojë mëshirën dhe bekimet e Allahut të Madhërishëm. Eshtë një ajet i veçantë që zakonisht recitohet nga muslimanët në dhjetë ditët e para.
Duaja për Ashrën e parë është:
Përkthimi: “O! Zoti im fal dhe ki mëshirë dhe ti je më mëshirshmi ”
Ashra e dytë e Ramazanit - Falja
Dhjetë ditët e dyta të Ramazanit dita 11 deri, dita 20 përbëhet nga Ashra e dytë dhe quhet Ashra e faljes. Myslimanët duhet të kërkojnë faljen Allahut të Madhërishëm dhe të pendohen për të gjitha mëkatet e tyre.
Dua për Ashra e dytë është:
Përkthimi: "Unë kërkoj faljen e mëkateve të mia nga Allahu që është Zoti im dhe unë kthehem drejt Tij."
Ashra e tretë e Ramazanit – Siguria nga Xhehnemi
Ashra e tretë fillon nga Ramazani diten e 21-të dhe përfundon në Ramazanin diten e 29-të ose 30-të sipas hënës.
Ashra e tretë njihet si Siguria nga Xhehnemi do të thotë Nijat.
Fundi i Ramazanit ka të bëjë me kërkimin tek Allahu i Madhërishëm per mbrojtjen nga zjarri. Çdo musliman duhet të lutet që te sigurohet bga zjarri i Xhehnemti.
Ashra e Fundit është shumë e rëndësishme dhe superiore. Në këtë Ashra bie edhe Lailatul Kadar (Dita e Kadrit ) dhe shumë myslimanë gjithashtu praktikojnë Aitkaf (izolim për lutje) në këtë Ashra dhe përpiqen t'i maksimizojnë lutjet e tyre.
Burimi: islamcity.org
Commentaires