I ka çdo vend, por jo si tanët. Janë këndezë si i plakut të përrallës që nxirrte florinj. Ne i kemi si të fshatit e të sokakut vetëm për gocile. Në fund fare plaku me plakën ndanë kokrrën e vezës nga varfëria e madhe. Kjo është historia jonë të dashur lexues e ilustruar me anë të Letërsisë.
Pirostia
Tri këmbë ka pirostia. Të tria formojnë një trekëndor. Secila kēmbë ka dy gjymtyrë të poshtëm e dy të sipërm. Postet janë President, Kryeministër e Kryeopozitar. Emrat i kanë Ilir, Edi, Luli.
Analogjitë në gusht
Presidenti në alpe e pyje, në kanione e kurbane. Misterioz si Konti i Monte Kristos.
Kryeministri anës ujrave, në bregdete e anëliqene. Brenda vendit e mes miqsh. E ka si Sizifi i mitit. Bën lista e prish lista, ul gurë e ngri shkëmbinj.
Kryeopozitari del e fshihet, fshihet e del. Ta këtu e xha atje... Ndërsa Dante një këmbë e kishte ne Mesjetë e tjetrën në Rilindje, Luli një e ka në Tirane e tjetrën në Holandë.
Punët e gushtit
Të tre të njëjtën metodë për punë të ndryshme. Metoda: porositë nga sipër! Punët: ha e mblidh, nxirr e hidh, qesh e pirdh!...
Ja kur e si: pasi hanë dhe pinë, nisin porosinë.
I pari per 13 Tetorin: turru LSI, u bë deti kos. Rrëmbe kolltuqe e poste le ta kesh thesin bosh!
I dyti per 30 Qershorin: përpara trime e trima!... Hyni nëpër zyra!... Futuni nga vrima!...
I treti në tym e mjegull: porosi mbi porosi, jo për dot për ardhmëri, me pa ty por fle me ty!
Tripleksi kokëposhtë
Të tre kokoshët e kotecit (qymezit) tonë thonë se janë të dërguar, se janë të drejtuar, se jane të fituar! Pra secili ka realizuar nga tri gola ndaj kundërshtarëve, humbës nuk ka…
- Tri gola apo autogola? - pyet Nastradini nga nëndheu.
Dikush këtej apo andej ujrave të mëdha i fton të ulen e shtrëngojnë duart. Po të duan edhe të puthen, veç jo skutave por në dritë të diellit. Tre kokoshet buzarrosen e bërtasin: - Kurrë!
Shih e kakarit o popull!
Me gusht bashke ikën dhe vapa... Do kthehen lejleket e këndezet të zënë kryet e vendit. Do shohin vëngër shoshoqin dhe do i thërrasin turmës: - Fort bërtit e kakarit, pro e kundër mblidh e hidh, më ke mua, mos u dridh!
At Gjergj Fishta varr s'ka, se s'gjetën kocka... Ia hodhën vampirët në Drin!
Por ka zë!... Zë e ç'zë!... Ja dëgjojani:
" Troç dy fjalë gjithë kombit mbar'
sy ndër sy me ia thanun deshta:
ma zor mblidhe. dy shqiptar
sesa mblidhen dy thas me pleshta!"
Comments