Një nga çelësat për ruajtjen e gjendjes se levizjes dhe luftimin e lodhjes kur keni sklerozë të shumëfishtë (MS) është të qëndroni aktiv. "Për vite me radhë, mjekët u thanë njerëzve me MS që të mos bejne ushtrime fizike", sipas Meg Frazer, MD, Drejtore e Lartë brenda ekipit Kardiovaskular dhe Metabolikes në Pfizer.
"Por ne e dimë se për dikë me MS,ushtrimet fizilke mund të jenë shumë e rëndësishme." Sigurisht, kjo nuk do të thotë që njerëzit me MS duhet të trajnohen për tu bere atlete. Në vend të kësaj, Frazer sugjeron përqëndrimin në aktivitetet që ndihmojnë në përmirësimin e ekuilibrit, tonit të muskujve dhe qëndrueshmërisë. Para se të filloni një rutinë të re stërvitore, duhet të flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor dhe të punoni së bashku për të hartuar planin e duhur për ju.
1. Për të përmirësuar ekuilibrin:
Problemet e ekuilibrit janë simptoma të zakonshme të MS. "Gjithashtu nuk ka ilaçe që përmirësojnë ekuilibrin në pacientet me MS, kështu që e vetmja gjë që mund të bëni është të punoni në qendrat e ekuilibrit në trurin tuaj," thotë Dr. Frazer.
Provoni të uleni në një top balancues*: Ka shumë ushtrime me ndikim të ulët që mund të bëni me një top të madh ekuilibri, por vetëm të uleni në një është e shkëlqyeshme për ekuilibrin. "Kur uleni në top, trupi juaj bën ndryshime të vogla në shpinë dhe ijet", sipas Dr. Frazer. "Ato rregullime mund të ndihmojnë në përmirësimin e ekuilibrit tuaj."
2. Për të përmirësuar tonin e muskujve:
MS bën që muskuli të shtrëngohet dhe ngurtesohet. "Nëse jeni duke ecur nëpër rrugë dhe muskujt tuaj janë shumë të shtrënguar, do të lodheni më lehtë", shpjegon doktor Frazer. Shtrëngimi gjithashtu mund të zvogëlojë gamën tuaj të lëvizjes dhe të ndikojë në ekuilibrin tuaj, duke e bërë të dhimbshme dhe potencialisht të vështirë ecjen.
Provoni tai chi ose yoga*: Aktivitetet që përfshijnë shtrirje, të tilla si tai chi dhe yoga, mund të ndihmojnë në përmirësimin e tonit të muskujve. Këto aktivitete janë gjithashtu të shkëlqyera për përmirësimin e ekuilibrit në të njëjtën kohë.
3. Për të përmirësuar qëndrueshmërinë:
Ndërtimi i qëndrueshmërisë aerobike mund të ndihmojë njerëzit me MS të luftojnë disa nga lodhjet që lidhen me gjendjen e tyre.
Ushtrimet aerobike që përfshijnë disa stërvitje me rezistencë të lehtë gjithashtu mund të ndihmojnë në përmirësimin e tonit të muskujve.
Provoni notin ose aktivitete të tjera ujore*:
Ky aktivitet me ndikim të ulët është i shkëlqyeshëm për zemrën dhe mushkëritë, por i butë për nyjet. "Eshtë gjithashtu një formë e shkëlqyer e stërvitjes për njerëzit me ekuilibër të kufizuar," thotë Dr. Frazer
*Para fillimit të çdo rutine stërvitore duhet të flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor dhe të punoni së bashku për të hartuar planin e duhur për ju.
Burimi:
Comments