top of page
Search

“TRE POETË FQINJË”

Nga Pajtim Çaushi


(Antologji me poezi shqipe në gjuhën greke)

Është titulli i antologjisë poetike që qarkulloi së fundmi në Greqi (Athinë) me poezi shqipe.

Në këtë antologji përfaqësohen poetët e njohur Frederik Rreshpja, Xhevahir Spahiu dhe Luljeta Lleshanaku.

Përzgjedhja e poezive, përkthimi dhe përgatitja për botim e librit, është realizuar nga poeti dhe përkthyesi Vangjel Zafirati. Antologjia me titull “TRE POETË FQINJË” (Frederik Rreshpja – Xhevahir Spahiu – Luljeta Lleshanaku) ka qarkulluar nga Shtëpia Botuese “Oropedio” nën kujdesin e botuesit, poetrit e prozatorit të njohur grek Dhimitris Kanellopullos.

Botimi shoqërohet me një epigram të përkthyesit ku hidhet dritë në poezinë e sotme shqipe e veçanërisht tek poezia e tre autorëve që përfshihen në këtë libër. Theksojmë se kemi të bëjmë me një botim cilësor e që përfaqëson në mënyrë dinjitoze poezinë e sotme shqipe në vendin fqinj.


Poeti Vangjel Zafirati, veç veprave të tij, është paraqitur para lexuesit shqiptar me disa përkthime të arrira, si me një antologji të tregimit grek me titull “Drita në det”, “Bajame e hidhur” (tregime nga autorë qipriotë) ka përkthyer poetë të njohur si Andonis Fostieris etj.


Përvoja e tij si përkthyes dhe njohës i poezisë shqipe e ndihmoi si në përzgjedhjen e poezive edhe në përkthimin e tyre cilësor.

Nga komunikimi që kemi patur me shtëpinë botuese “Oropedio” në Athinë, jemi informuar se libri është pritur me interes nga njerëzit dhe letrave e lexuesit.


Comentários


bottom of page