Një program që synon të ulë barrierat e komunikimit dhe të rrisë mundësinë e të rinjve për të patur rezultate më të mira në shkollë, në marrëdhëniet shoqërore, por edhe ato familjare.
Studimet të UNICEF gjatë pandemisë, kanë treguar se kjo periudhë ka dëmtuar shumë të rinjtë, duke krijuar një presion të rënduar psikologjik tek ta. Krahas shqetësimeve të tyre të moshës, ndryshimeve fizike, pandemia shtoi pasiguritë dhe presionin e ardhur nga familja dhe shkolla. Kufizimet fizike kanë frenuar të rinjtë të komunikojnë me njëri-tjetrin, duke iu mbivedosur kështu edhe prirjes së gjeneratës Z, për të komunikuar përmes teknologjisë dhe jo drejtpërdrejt.
Për këtë arsye, programi i komunikimit të qendrës Kallz, nisur një vit më parë në Tiranë, është zhvendosur këtë muaj në Kukës, duke përfshirë të rinjtë e interesuar të qytetit verilindor.
Gjatë ditës së Shtunë, në disa seanca interaktive, mes komunikimit të ndërsjelltë dhe lojërave të shumta, të rinjtë dhe trajnerët e qendrës Kallz u angazhuan të reflektojnë dhe të shikojnë të njëjtën siuatë në këndvështrime të ndryshme, të lexojnë sjelljet dhe format e komunikimit.
TalkUP është një program që mbështetet nga sipërmarrje ose individë dhe përmban brenda tij nismën “Të rinjtë për të rinjtë”, duke mundësuar kështu fuqizimin e të rinjve në shkolla, përmes mbështejes së të rinjve tashmë të sistemuar në punë apo në karrierë.
Kësaj radhe programi TalkUP mbështetet nga tre të rinj, të cilët vijnë pikërisht nga kjo, zonë por jetojnë dhe punojnë larg vendit. Ndriccim Hasa, Islam Kovaci dhe Zekri Picari, janë të rinjtë që mbështesin këtë program.
Ata do të bëhen pjesë e programit edhe përmes një komunikimi online me adoleshentët, ku do të tregojnë rreth rrugëtimit të tyre, sfidave dhe realizimit të tyre në punë. Ndiccim Hasa thotë se, “të rinjtë meritojnë shumë dhe ne u detyrohemi bashkëqytetarëve tanë”. Ndërsa z.Kovacci, thekson se, “fuqizimi i të rinjve është një mundësi për ata, për një të ardhme më të mirë, por njëkohësisht edhe për zonën”. Për Zekri Picarin, “fjala ka rëndësinë e saj të paccmuar, e cila kombinuar me sjelljen e duhur, na bën të denjë në shoqëri dhe na mundëson të bëjmë zgjedhjet e duhura, të nisim një sipërmarrje, karrierë, apo edhe të angazhohemi në politikë, për të dhënë më të mirën tonë”.
Dita e parë e trajnimit u zhvillua në një nga sallat e Pallatit të Kulturës, falë mikpritjes së Bashkisë Kukës dhe do të vijojë gjatë muajit Shkurt.
Një vit më pare programi në Tiranë, i cili përfshiu nxënës nga Tirana dhe Durrësi, u mbështet nga drejtues të dy sipërmarrjeve që operojnë në Tiranë, FastCall dhe MrPotatoFood.
Comments