top of page
Search

Tri Ditë dhe Dy Netë – libër i Hiljana Bibës


Tri Ditë dhe Dy Netë është një autobiografi e Hiljana Bibës, studente në fakultetin e Mjekësisë, Tiranë.

Ky është një pyetësor i shkurtër i ndërtuar rreth tematikës së librit.

-çfarë është diçka që mund ta përfundosh për tri ditë dhe dy netë?

Shumë gjëra besoj. Një piktur, një projekt.

- Të shkruash një libër përshembull?

Përse jo!

-Ty sa kohë të mori “Tri Ditë dhe Dy Netë”?

Nuk mund ta them ekzaktësisht pasi fillimisht kam qenë duke e shkruajtur në telefon. Kur e kam përfunduar, e hodha në laptop për rishikim të mëtejshëm.

-Zgjidh një titull tjetër për librin tënd, përveç Tri Ditë dhe Dy Netë.

-“Mos e lexo”

-Sa e sinqertë ke qëndruar në libër na 1-10 ?

9

-Kush janë tri ditët e tua më të bukura?

Mund të them se njëra ka qenë kur po drekoja në një restorant, dhe një vajzë afër meje lexonte disa pjesë të librit tim “Më quajnë Xhulia” pasi më pa, pjesë që unë i kisha shkruar në cepin e dhomës times kur nuk kisha asgjë për të bërë .

-Po dy netët më të këqija?

Nata kur më ndryshoi rrënjësisht mënyra e të menduarit. Tjetra, një natë kur jam kthyer nga Italia.Për të dyja kam folur në libër.

-Të pëlqen më tepër dita apo nata?

Dita.

A mund të përmisohet gjendja psikologjike e dikujt për tri ditë dhe dy netë?

Mund të përmisohet për më pak se aq do të thoja.

-Cila është aktiviteti yt i preferuar natën?

Të lexoj mesazhe që i kam dërguar kohë më parë, përshembull një vit më parë. Më pëlqen të shoh se si ndryshon mënyra ime e të folurit, të menduarit.

- Cila ka qenë pjesa më e bukur që ke shkruajtur te “tri Ditë dhe Dy Netë”?

Absolutisht rreshtat e fundit. Paragrafi me të cilin e kam përfunduar librin.

-Një këshillë që do t’i jepje bashkëmoshatarëve të tu të cilët përballen me depresionin?

Gjendja do bëhet më mirë, gjendja do bëhet me keq, gjërat do të ndryshojnë. Mos merr kurrë vendime të përhershme, për diçka që është e përkohshme.

-Po atyre bashkëmoshatarë që nuk vuajnë nga depresioni?

-Të jenë të afërt me ata të cilët vuajnë. Një bisedë, një pasdite e konsumuar së bashku . Qoftë edhe një telefonatë.

Më ka ndodhur dhe mua disa herë, kur në momente që vërtetë nuk jam ndjerë mirë, dikush më ka kontaktuar duke më thënë sa shumë mund ta kem ndihmuar për diçka, apo sa përzemër më ka. Ka qenë një ndihmë shumë e madhe.




Comentarios


bottom of page