Sot perfundoi veprimtaria vjetore nderkombetare me titullin shenjues "TRIREMA E POEZISE JONIANE 《XV》".
Eshte edicioni i 15 - të i udhetimit te kesaj veprimtarie interesante që organizohet për vit nga Shoqata e Krijuesve te pese bashkive tê Jugut dhe qe e ka qendren ne Sarande.
Ky grupim shkrimtaresh njihet ndryshe si "Klubi i Krijuesve Jonianë", emer me të cilin eshte i regjistruar ne gjykatë.
Ndonese ne kushtet e një pandemije globale, pjesëmarrja ishte nga disa vende te Ballkanit, Europes dhe Kanadaja.
Gjatë aktivitetit tre ditor u realizuan me sukses te gjitha veprimtarite e planifikuara ne pragramin e derguar tek te ftuarit.
Comments