Si përvit edhe në 2022 - in Klubi i Krijuesve Jonianë mblodhi në Sarandë në një tubim poetik krijues të shumtë nga Shqipëria, Ballkani, Italia, Gjermania e Kanadaja.
Veprimtaria u zhvillua në mjedise të Qytetit përgjatë datave 30 shtator e 1 - 2 tetor.
Synimi i kësaj ngjarje artistike është promovimi i vlerave poetike të krijuesve të Shoqatës në vende të ndryshëm te botës si dhe marrja e përvetësimi i vlerave bashkëkohore të miqve të ftuar. Kështë, sic thuhet, bëhet shkëmbimi i "trastave të Ezopit" mes krijuesve pjesëmarrës.
Dita e parë, 30 shtator '22
Kryesia dhe anëtarësia e Klubit të Krijuesve Jonianë në pritje të miqve poete e poete që kanë afirmuar pjesmarjen e tyre në eventin e Triremës Poetike Joniane. Pasditja e 30 shtatorit u kthye në një festë botimesh e vargjesh. Kjo për faktin se poetët shkëmbenin mes tyre përvoja e praktika vargjesh, ritmesh, stilesh e shkollash bashkëkohëse. Emocione. Cmallje me të njohurit, kuriozë për të ardhurit rishtarë. Kryesia e përbërë nga poetët Hekuran Halili (zëvëndëskryetar), Dashamir Malo (sekretar), Bardhyl Maliqi e Vangjel Zafirati (anëtarë) zëvizte ngado e gatshme për pritje, sistemime, kafe e sqarime.
Para fillimit të aktivitetit pjesëmarrësve iu shpërnda botimi NUK JAM BARDI YT O DET, antologji poetike me vargje të autorëve të ftuar si dhe të anëtarëve të Klubit Jonian.
Për përgatitjen e kësaj Antologjie punoi gjatë dhe me përkushtim poeti e njëherësh sekretari i Shoqatës Krijuese Dashamir Malo.
Njëherazi për përkthimin e poezive të miqve të huaj punuan pa u kursyer edhe poetja shqiptare me banim në Kanada Merita Paparisto e poeti dhe përkthyesi i njohur Vangjel Zafirati.
Veprimtaria u çel në orën 19 në mjediset e Hotelit REAL që ndodhet në qendër të Sarandës.
Fjala hyrëse e Triremës XVI - 2022 u mbajt nga kryetari i Klubit të Krijuesve Jonianë, shkrimtari Pajtim Caushi.
Pas fjalëve mirëseardhese, ai bëri një paraqitje të shkurtër për përmbajtjen tematike të këtij edicioni si dhe shprehu falnderim për insticionin e Bashkisë për mundësimin financiar qe i bëhet këtij aktiviteti çdo vit nga pushteti vendor. Njëherësh u shprehu mirënjohje të ardhurve të cilët iu përgjigjën ftesës për pjesmarrje fizike në këtë event poetik.
Zoti Çaushi u solli në kujtesë të pranishmëve respekt dhe mirënjohje për mosqënien fizike të poetit simbol të Sarandës, të ndjerin AGIM MATO dhe përcolli përmes vargjeve të Agimit urimin për mbarësi të veprimtarisë së Triremës. Gjithashtu theksoi se A Mato ka qënë një ndër themeluesit e Klubit të Krijuesve Jonianë dhe për disa vite edhe drejtues i tij.
Pas fjalës së kryetarit të Klubit u deklamuan vargje nga vet të ftuarit si dhe nga poetja Merita Paparisto që ishte njëherësh edhe prezantuese në shqip dhe anglisht e pjesëve të paraqitura, nga aktori Vangjel Agora e të tjerë.
Dita e dytë, 1 tetor '22
Në ditën e dytë rreth orës 10 të së shtunës pjesëmarrësit u pritën në një takim të ngrohtë dhe inkurajues nga kryetari i Bashkisë së Sarandës, zoti Adrian Gurma.
Pas takimit me zotin Gurma në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak u zhvillua një sesion studimoro - letrar në kujtim të jetës dhe veprës së poetit kombëtar të shqiptarëve NAIM FRASHËRIT.
Zëvëndëskryetari i Shoqatës së krijuesve saranditë, poeti dhe prozatori i talentuar Hekuran Halili paraqiti synimin e këtij sesioni përkushtimor duke theksuar vlerësimet e shumta të figurës së Naimit nga personalitete të kulturës shqiptare. Në këtë veprimtari ai prezantoi edhe referuasit me kumtesat e tyre përkatëse:
1. Portreti i Poetit të Kombit dhe vlerësimi i poezisë së tij përgjatë shekullit XX - nga kryetari i Shoqatës Pajtim Caushi
2.Panteizmi që shpreh poezia filozofike e N Frashërit nga doktor Irena Gjoni.
3.Iluminizmi në poezinë atdhetare të Naim Frashërit nga doktor Bardhyl Maliqi.
Midis kumtesave të referuesve nxënëse nga të gjimnazit Hasan Tahsini të qytetit, nën kujdesin e poetes dhe studiueses Irena Ghoni, recituan poezi nga të Bilbilit të gjuhës shqipe, NAIM FRASHËRIT.
Vizitë tek memoriali i Naim Frashërit, vendi ku punoi për disa vite në administratën e kohës.
Me nismën e inxhinierit ta pasionuar të mjedisit e krijuesit të talentuar, Kristo KaurI, pjesëmarrësit u gjetën para një befasie të këndshme. Inxhinier Kristo i drejtoi pjesëmarrësit për nga lulishtja mbi shetitore tek vendi ku ngrihet PEMA E PIPERIT, sjell në Sarandë nga Naim Frashëri që në vitin 1874. Foto, pyetje, sqarime, kuriozitete.
Faleminderit inxhinier Kristo për këtë risi që i solle veprimtarisë sonë!...
Në mbrëmje, krahas prezantimit të pjesëve nga poetët anëtarë të Klubit të Krijuesve Jonianë, u prezantua edhe vëllimi poetik i poetit Kostandin Vogli BUZËQESH ME YJET, botim i Shtëpisë Botuese 2M e zotit Aristark Osmani.
Folës të ndryshëm nga të pranishmit si fjala e botuesit e paraqitën më të plotë vlerën estetike të poezisë së Kostandinit.
Dita e tretë, 2 tetor '22
Shkëmbime vëllimesh poetike, numrash celulari, emailesh. Shpërndarje e çertifikatave të mirënjohjes për pjesëmarrësit.
Përcjellje në linjat përkatëse. Veprimtaria tre ditore e TRIREMA POETIKE JONIANE edicioni XVI përfundoi në orën 10 të datës 2 tetor.
Ngrohtësi, dashuri dhe mall përgjatë shetitores së bukur të Sarandës.
Comments