Keto dite lexova me kenaqesi dhe vemendje te perqendrueme romanin e shkrimtares relativisht te re ne moshe, Zonjezes ENDIZA DIZDARI DEMA, me titullin
“ TRIUMFUES “
U emocionova dyfish!
Se pari prej talentit, kultures, thjeshtesise e sinqeritetit te autores e cila me stilin e saj, e perqendron lexuesin qysh ne rreshtat e pare.
Se dyti prej lidhjes familjare qe kam une me Endizen!
Nana e Endizes asht mbesa e nanes sime (ndjese paste ).
Ajo , Hallen e vet , bash si nane e ka dashte!
…Une nuk jam kritik letrar por ne kete rast, thjeshte si lexues, dy fjale kam deshire me i thane:
Ne art nuk duhet te kete as sentimentalizem , as nihilizem!
Kritika asht ajo “leve” qe e zhvillon artin por edhe ajo duhet te mos dale prej “shinave”, qofte kur kritikon nji veper arti, qofte kur e ngre ate ne “qiell”!
Po kthehem tek libri i Endizes!
Nji autor qe merr persiper te shkruej nji tregim,novele apo roman…
Nji poet qe e “shtrydhe” trunin per t’i qendise vargjet e vet…
Nji kangetar qe e interpreton kangen qe kendon…
Po nuk arriten te percjellin tek lexuesi apo spektatori MESAZHE, idena dhe emocione, nuk mund te thuhet se ata e kane “kalue klasen”!
Shkrimtari lind e nuk bahet…sado qe te perpiqet, sado qe te lexoje e te studioje e sado gjuhe te hueja te mesoje!
Letrar edhe mund te bahesh, madje letrar i mire, por shkrimtari lind.
Dhuntine me shkrue ia ka dhane Zoti.
Per mendimin tim,dhe jo vetem timin,Endiza Dizdari Dema,e perligj titullin shkrimtare me menyren se si komunikon me lexuesin te cilin ajo nuk e “meson”, nuk i ban “leksion”, por…me inteligjence e me takt, ajo ate e edukon.
Krahas argetimit(funksioni primar i artit) vjen edukimi(funksioni i dyte po aq i randesishem per lexuesin apo spektatorin).
Arti ka nji fuqi te madhe sugjestionuese( i cili ta kujton, ta shtie nder mend dicka qe te ka ndodhe ne jeten tande).
Kur lexon nji roman te mire sic asht edhe romani “TRIUMFUES”, asht e pamundun qe te mos e gjejsh veten aty-ketu gjate leximit te materialit letrar.
Pikrisht ky komunikim midis autorit dhe lexuesit, krijon edhe emocionet pa te cilat arti nuk mund te egzistoje…
Gjithashtu edhe mesazhet qe sjelle autori te cilat mendjen ia ndricojne.
Endiza shkruen nji shqipe te paster, te paperzieme me fjale e shprehje te huazueme prej gjuheve te hueja.
Vertete qe ne librin e saj, nder 1000 fjale mund te gjinden 2-3 me prejardhje te gjuheve te hueja, madje edhe ato e kane fitue tashma “qytetarine” me u ba pjese e gjuhes shqipe.
Endiza nuk perdore fjale te “zorshme” si: “ relax “, “instabilitet” apo “ Climax “ e ….ku po di…te cilat sot po i ndeshim jo vetem ne te folmen e perditshme por cka asht ma e keqja , edhe ne letersi edhe ne media!
Lexuesi, ashtu si spektatori,e kupton kur shkrimtari apo aktori jane “Fake”( po e perdori edhe une nji fjale te ‘zorshme’ se nuk po bahet nami )!
Lexuesi e kupton shkrimtarin kur ai nuk asht i vertete dhe i sinqerte ne ato qe shkruen.
Lexuesi nuk mashtrohet kollaj.
Endiza, i referohet edhe fantazise dhe imagjinates kur shkruen…pa te cilat krijimtaria artistike del e vyshkun , e thate dhe anemike.
Lexojeni ne librin e saj kapitullin “Endrrat” e do te me jepni te drejte.
PS.
E dashtuna Endiza,
Mos e ndalo “kangen”.
Me zemer te uroj “ La’ e me la’ “
Kushrini i yt Ymer Bala.
Comentários