top of page
Search

Të gjesh vetveten / Afërdita Zaja

Po sikur t’ju thoja se çdo njeri i lindur në këtë tokë ka detyra për të bërë duke u nisur nga zbulimi i vetë ekzistencës së tij. Çdo gjë në jetë ndodh që ne kurrë mos ti realizojmë këto detyra.

Përherë ndodh diçka, në fillim koha zihet nga detyrat e shkollës fillore, të mesme, të lartë. Papritmas sa më e lartë shkolla aq më të larta bëhen edhe përgjegjësitë që duhet të marrim si tek familja, fëmijët, puna e detyrueshme herë me qejf herë pa qejf.

Afërdita Zaja

Një vrull kaq i madh që na përpin dhe koha kalon dhe ndryshon, por pyetja mbetet po njësoj ndërkohë përgjigja fluturon si një tullumbac në ajër. Teksa ai zhduket ngadalë nën mjegullën e ajrit unë përpiqem përsëri t’a kap.

Ky tullumbac i pakapshëm mban brenda frymën e jetës, qëllimin e lindjes time në këtë tokë të uruar. Sa më shumë ky tullumbac largohet aq më tepër brenda vetes unë shkoj.


Për çudi sa tërheqëse po më duket bota ime e brendshme tashë, se bota e jashtme qenka shumë e ngarkuar me emocione boshe përsa i përket qëllimeve më të rëndësishme.

Kush është qëllimi i vërtetë i lindjes time këtu.


Unë kam energji, une ha, jam një qenie njerëzore që marr frymë, kam duar për të punuar, perceptoj gjithçka që ndodh jashtë meje por tani zbulova se jo çdo gjë që është jashtë meje është e vërtetë. E habitshme është se çdo gjë jashtë meje është e përkohshme! Përse une ndjej se brenda meje gjërat janë të perhershme ... Edhe kur ndodhitë jashte meje, qoftë një bombë gjigande afër qytetit ku banoj, qoftë një virus mikroskopik për të cilën të gjithë flasin por askush se ka parë ... edhe kur këto ndodhi duan të më shkundin qetësinë unë e gjej brenda vetes time.


Unë e di se kam një shpirt dhe ajo është e imja, s’mund të ma marri as shteti, as mbreti, as lajmet e rreme, as mendimet helmuese të të tjerëve, as halli më i madh i komshiut ... askush s’mund të ma preki shpirtin tim. Oh vetvetja ime më në fund të gjeta, sa më kishte marrë malli.


Çdo gjë që më ndodh në çdo kohë dhe moshë përpiqen me gjithçka që unë të të harroj, që unë kurrë mos të përqendrohem tek ty! Për kaq pak sekonda vëmendje që unë ty të dhurova ti po më tregon kaq shumë sekrete.

Sa kohë kam pa të dëgjuar o shpirti im, o vetja ime! Sa mirënjohëse të jam o vetvete, ti si nje film titrash i të gjitha gjuhëve të botës më shfaq të vërtetën, sesi Zoti pra qendra e gjithçkaje më krijoi në lumturi dhe begati, kur unë tek këmbët e tij të ndriçuara kisha tërë fatin dhe të ardhmen time duke zotëruar paqe, hare dhe kënaqësi pafund. Por tani e kuptoj se unë, vetvetja u largova me dëshirën time prej tij që të provoja sesi ekzistenca ime do ishte pa të!


Sa turp dhe sa shumë mësime. Kanë kaluar me mijëra vite jetë, dhimbje dhe deri diku paksa kënaqësira por nuk e paskam më fatin në dorë të së ardhmes time, sa keq. O vetvete e kuptova tanimë ku qëndron ngërçi i gjendjes. Po ti paske humbur në hapësirat e imagjinatës tënde dhe madje paske rënë nën rrjetën e merimangës së jolirisë. Shumë jetë mund të kalojnë në shushatje por ti mbetesh po njësoj, ti mbetesh unë! O shpirti im je shumë zemërmirë, më në fund kam dikë që më mëson të vërtetën dhe a më thua dot o shpirt, o vetvetja ime se çfarë duhet të bëj unë që të kthehem tek qendra, tek këmbët hyjnore, tek e verteta, tek e bukura pambarim ose të paktën cili është drejtimi që duhet të marr në kryqëzimin e harresës! Ah e kuptoj se veprimet e mia duhet ti realizojë me trupin që kam. Sa e llogjikshme, duhet të ketë një arsye përse kam edhe trupin.


Trupin e kisha harruar fare sepse bukuria e syve të tu më magjepsën. Por edhe bota e jashtme është e egër o shpirt! Sa bukur, nëse arrij të qendërzoj trupin atëherë kam shumë shpresa që një ditë të kthehem tek qendra, tek harmonia, tek lumi i lumturisë që rrjedh gjthmonë, tek aroma e luleve që nuk vyshken kurrë. Sa shpirtmirë je o vetvetja ime, që sot e tutje do të përqendrohem tek qendra, do të gjej qendrën e trupit, do të qendërzoj të foluren time, të jap fjalën time.

Tani do vallzoj e lirë si një zanë sepse qëllimi i lindjes time u gjet! Çdo gjë në botën e jashtme lëkundet, jo vetëm humori por edhe mendimet e njerëzve, ndërsa qendra ime është e vetmja gjë që do të qendrojë dhe jetojë në lumturi përgjithmonë.


Me sytë e qendrës unë shoh të vërtetën, me këta sy unë mund të udhëtoj pa kufi. E dhimshme të shohësh se njerëzit s’gjejnë kurrë dy minuta kohë për të shkuar tek vetvetja e tyre. Të jam shumë mirënjohëse o shpirti im, vetja ime!



Comentários


bottom of page