top of page
Search

Të gjitha ëndrrat e botës


Të gjitha ëndrrat e botës


Në dhomën time struken

të gjitha ëndrrat e botës.

Dhe kjo rëndon mbi mua si një dënim.

Pikëpyetjet groteske mbështillen

me pëlhurat e endura prej liri.

Gjurmët e tyre pluhurake zbehin agimin.

Një mjegull trishtimi

shkëlqen pas dritares.

Dhoma ime tashmë,

i ngjet një liqeni...

ku zhyten tingujt, shpresat, vetmitë.

Koha rebelohet kundër meje.

Dhe shpirti nuk di ç’të shohë më parë.


Poezia nga poetja: Gladiola Jorbus


Comments


bottom of page