top of page
Search

Të jetosh në 100 vjet dhe më shumë: gjenet e duhura plus një mënyrë jetese të shëndetshme

Botimet Shëndetësore të Harvardit

Në fillim të shekullit të 20-të, jetëgjatësia mesatare e në Shtetet e Bashkuara ishte pak më pak se 50 vjet. Sot, të porsalindurit mesatarisht do të jetojnë 80 vjet. Ky hap i madh përpara ka pak ose aspak lidhje me gjenet, dhe gjithçka që ka të bëjë me përparimet në shëndetin publik dhe stilin e jetës së shëndetshme.


Po cfarë e sjell jetëgjatësinë më të madhe? Cfarë i bën disa njerëz të jetojnë deri në moshën 100 vjeç madje edhe më shumë? Një studim i ri, pjesë e projektit Centenarian New England sugjeron se gjenet mbrojtëse japin një kontribut të madh në moshën e tretë.

Në atë që shkencëtarët e përshkruajnë si studimin e parë në llojin e tij, ata analizuan dhe deshifruan të gjithë kodet gjenetike të një burri dhe një gruaje që jetuan deri në moshën 114 vjec. Këta dy njerëz u emërtuan supercentenarian dhe i kishin sekuencat e ADN të lidhura me rreziqet shëndetsore jetësore shumë të ngjashme me ato të njerëzve me jetëgjatësi më të shkurtër nga popullata e përgjithshme (të renditura dhe të krahasuara në më shumë se 50 variante të mundshme).


Sipas studimit, deri në moshën 75 vjec, gjenet kanë një ndikim relativisht të vogël në jetëgjatësinë e njeriut; për këtë gup-moshë ato përbëjnë vetëm 20% deri 25% të shkaqeve që sjellin crregullime në shëndet.

Faktorët që kanë ndikim shumë pozitiv në këtë moshë është: mos pirja e duhanit, ushqimi i shëndetshëm, ushtrimi fizik dhe kufizimi i konsumimit të alkoolit me tepri.


Pasi të jeni afruar në moshën 80 vjec, gjenet tuaja kanë gjithnjë e më shumë rëndësi. Dhe pasi të keni arritur në të 90-at, jetëgjatësia përcaktohet kryesisht nga dita kur spermatozoidi i babait tuaj pllenoi vezën e nënës tuaj.

Nuk është e nevojshme që të presim që ADN-ja të sekuencohet edhe më shumë për të përcaktuar se çfarë gjenesh mban secili prej nesh, sepse kjo nuk e ndryshon atë që duhet të bëjmë tani.

Ne kemi fuqinë të ndryshojmë shumë gjëra që ndikojnë në shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë.


Këtu janë 10 hapa që do t'ju ndihmojnë të keni jetën sa më të gjatë dhe sa më të shëndetshme:

1. Mos pini duhan.

2. Jini aktiv fizikisht çdo ditë.

3. Hani një dietë të shëndetshme të pasur me drithëra të plota, perime dhe fruta. Ulni ose shmangni yndyrnat e ngopura. Në vend të tyre, përdorni yndyrna më të shëndetshme, të pangopura (monounsaturated dhe polyunsaturated).

4. Sigurohuni që të merrni mjaftueshëm vitaminë D dhe Kalcium.

5. Mbani një peshë të shëndetshme dhe formë të mirë fizike të trupit.

6. Sfidoni mendjen tuaj (meditoni).

7. Ndërtoni një rrjet të gjerë shoqëror.

8. Mbroni shikimin, dëgjimin dhe shëndetin e përgjithshëm duke ndjekur udhëzimet e kujdesit parandalues.

9. Kontrollohuni rregullisht tek dentisti. Shëndeti i dobët oral mund të ketë shumë efekte negative. Mund të çojë në ushqim të dobët, dhimbje dhe ndoshta edhe një rrezikshmeri më të lartë të sëmundjeve të zemrës dhe goditje në tru.

10. Diskutoni me mjekun tuaj nëse keni nevojë për ndonjë ilaç për t'ju ndihmuar të qëndroni të shëndetshëm. Këto mund të përfshijnë ilaçe për të kontrolluar presionin e lartë të gjakut, për të trajtuar osteoporozën ose kolesterolin.

Comments


bottom of page