Nga Nashi Brooker
Në kuadër të dhunimit të vajzave, grave, dhe fëmijëve po postoj këtë ngjarje të jetuar dhe përjetuar. Kujtoj flokët tuaja bjonde, me valë të buta ndër to. Të kujtoj të urtë, pa shumë fjalë. U ndamë në shkollën e mesme. Ti u largove në një qytet tjetër për të studjuar. Mbarove shkollën pa ëndërra të tjera. Ishe e urtë. Bisedonim shpesh për vitet e rinis. Unë nuk dija shumë për ty. Një ditë ndodhi gjëma. Unë isha aty, dhe nuk bëra cka do bëja sot për ty. Isha edhe unë e re!
Ndjesë e dashur kudo që të jesh!
Ky ishte momenti që unë sot me dhimbje kujtoj:
N, kishte kryer ushtrinë, ishte një shok i shkollës fillore. Një djalë jo shumë inteligjent në shkollë, që sa kishte përfunduar ushtrinë.
Dhe kur djemtë ktheheshin nga ushtria, sec kishin një lloj arrogance para 3 dekadave. Ti i dhe dorën, ti thoshe, mirë se u ktheve shëndoshë, atij. Ai ishte me një djalë tjetër A-n.
N-ja ty të tha “ik moj b.the shpuar”.
Ti ule kokën dhe ike. Ashtu bëra dhe unë.
Largimi yt, dhe unë pas teje, mua më mundon edhe sot. Më ka munduar për shumë kohë.
Më fal! Duhet të kisha dalë në krahë. Duhet të ta kisha kuptuar feminizmin aq herët. Ti më the pas disa ditësh “Mirë që më ofendoi mua, por tashmë edhe vëllezërit e kanë marrë vesh”. Unë nuk pata zgjuarsinë edhe të të ngrohja me fjalë. Nuk pata guximin të shkoja t'ja përplasja në surrat, N-s që atë që shumë nga ne dyshonin, për orët që ai shpenzonte nën shoqërinë e kushërirës së tij të parë.
Por ne vajzat, pranonim ne heshtje versionin e burrave, pa luftuar kundër dhunimit dhe poshtërimit në ato vite. Unë nuk mund të mbroja ty mikja ime e vjetër, nga duart e vëllezërve të tu, që të kishin rrahur. Ti nuk dole për disa ditë jashtë. Nuk e njihja emrin dhe personin që ti dashuroje. Edhe kur më tregove unë nuk të ndihmova. Jo se nuk doja, më kupto, por se nuk dija cfarë mund të bëja për ty.
Të kërkoj ndjesë për faktin e vetëm se “lidhja jote dashurore” tashmë ishte portretizuar si dicka e shëmtuar, dhe unë nuk konfrontova injorancën e burrave që të sulmuan.
Nuk ju kundërvura atyre burrave që mereshin me himenin tënd suppozuar, i carë tashmë, nga seksi që ti ishe aq naive, dhe nuk e dije se për cfarë bëhej fjalë. Komenti ishte përpunuar në dhomat e njorancës për dashurin, biologjin, dhe anatomin. E di shumë mirë që ti kishe frikë nga vëllezerit e tu. Oh ta besoj! Edhe ata, nuk kishin në zemrën e tyre, ndjenjat e tua, dashurin për motrën, të vinin përpara përgjegjsisë, fyesin tënd N-n.
Jo, ata, besuan fjalët e tij. Fjalët e tij, ishte shpata, që preu nderin tënd, virgjërisë tënde, ai vendosi që ti të dhunoheshe fizikisht nga vëllezërit, dhe denigroheshe në publik.
Ah! Sa jam e lënduar! Herën e fundit të pashë , kur ishe martuar, dhe flokët tuaj nga bjonde ishin kthyer në të zeza. Ta bëra me dorë. Nuk e di nëse më njohe. Nuk ma ktheve përshendetjen. Ndoshta prisje më shumë nga unë.
Sot jam ulur dhe po shkruaj, se nuk të kam harruar. Kujtoj, momentin, kur pranove se dashuroje. Fytyra jote u cel kur i përmende emrin e A-s. Por, ah, vëllezërit, e tu, të kërkoj të mos i falësh!
Mikesha ime e vjetër, e dhunuar në cdo sense, janë mijëra nëna, ku edhe sot u dhunohen vajzat e tyre. Nga burra, të cilët besojnë dhe me të drejtë, se fjalët e tyre, videot në internet, skena lakuriqsie, të sajuara apo të vërteta. Edhe sot e dashur, gratë dhe vajzat tona, u thërrasin emra të shëmtuar po në publik, si kurva, putana.
Burrat nuk i lejojnë të dalin edhe për një kafe, vajzat dhe gratë, edhe tani vrojtohen nga baballarët dhe familjarët meshkuj, të sigurojnë mbrojtjen e himenit, paprekshmërinë e virgjërisë .
Asgjë nuk ka ndryshuar prej atëhere, JO, të siguroj. Vajzat, dhe gratë denigrohen po në publik, në online, me lloj lloj epitetesh.
Por sot, gratë dhe vajzat po ju përgjigjen burrave më të njëjten monedhë. Por, prapë si atëhere, gruaja, vecohet, denigrohet, nëse ajo mban parulla, ku përshkruhen organet gjenitale të burrave. Edhe sot, burrat shqiptarë, shpesh i dëgjon në rrugë, të cilët përdorin fjalët më denigruese ndërmjet tyre, të cilat, janë kundra grave, të shoqëruara me epitete më të shëmtuara që ke dëgjuar ndonjëherë.
E them me bindje mikja ime, se nëse, nje grua, vajzë, do fliste me të njëjtën gjuhë në publik, jo vetëm meshkujt e familjës tënde, por cdo burrë aty pranë do të denigronte me ç'do fjalë të mundur, dhe ndoshta mund ta rrihte, dhe me paturpsinë më të madhe do ti kujtonte se ishte femer! Do ti tregonte se ajo si qenie qendron me poshte se burri.
Më lejo me këto nota të trishta, të pranojmë se gruaja shqiptare, edhe sot vazhdon të mos ketë mundësi të nxjerrë kokën lartë nga ky oqean dhunimesh. Por në një komunion shpirtëror thërras evidencën tënde, dhe të apeloj, të mos lejosh që vajzat tona të abuzohen, jepu atyre lirine ta kerkojne me zë të fortë kërcënues dhe kumbues.
Të largojne zinxhirat mashkullorë te hedhur mbi ne që kur ishim në gjumin e jetëve të paraardhëse tanë.
Sqarim:ngjarja është e vërtetë. Inicialet nuk janë të vërteta, për arsye private.
N.Brooker, 6 Qershor 2020, Britania e Madhe
Comments