top of page
Search

Të ndërtojmë një shoqëri në të cilën jemi të gjithë qytetarë europianë

Mersiha Smailoviç Po të më jepej mundësia që të zgjedhja një identitet, megjithëse identitetin tim tashmë e kam të formuar, gjithsesi do të zgjedhja një identitet të pavdekshëm. Të atillë që askush nuk e vë në dyshim, e që është ai i humanitetit. Brenda kornizës së gjithçkaje që po ndodh në Republikën e Maqedonisë, dhe që ka të bëjë me qytetarin e zakonshëm, mendoj se për momentin identiteti im përshkruhet si një qytetare që i paguan taksat, që nuk është përfshirë me ndonjë vepër penale (më përjashtim të ndonjë të zakonshme e të vogël si të parkuarit gabim), dhe duke qenë se jam pronar i një firme, gjithashtu paguaj tatime mbi fitimin, dhe si një qytetare që nuk e ka problem pagimin e taksave përderisa shteti ndanë fonde për ndihma sociale, një qytetar që nuk i pengon pensioni i ri për personat mbi 65 vjeç.


Të gjithë këto karakteristika, mua si një qytetare të Republikës së Maqedonisë, më lejojnë që të marr pjesë në bërjen e kësaj Republike një mjedis më të mirë, një vend më të mirë, një ambient që ofron kushte jetese për të rinjtë dhe të moshuarit.

Mendoj se për identitetin është vendimtare që ligji të mos shkelet por të respektohet. Sa i përket debateve tjera, e kam thënë dhe më herët për CIVIL se si njerëzit e kuptojnë identitetin si diçka që ka të bëjë me etninë të cilës i përkasim.

Sa i përket pyetjes se cili është identiteti im, mund të them se pasqyron një mozaik të bukur të Maqedonisë, si një shtet me kultura, kombe dhe njerëz të ndryshëm.

Kemi muslimanë maqedonë që njihen si Torbeshë, (maqedonasë muslimanë) ose Goranët (muslimanët maqedonas nga Gora), dhe muslimanë të tjerë pavarësisht se prej nga vijnë, ashtu sikurse stërgjyshërit e mi që u shpërngulën nëpër Jugosllavi dhe erdhën të jetojnë në Maqedoni. Sa i përket reflektimit maqedonas, më kanë ndodhur gjëra tepër interesante, sidomos kur udhëtoj në vende me popullsi me shumicë muslimane. Në aeroport më duhet t’i nënshtrohem një kontrolli të posaçëm: sigurisht për shkak pamjes sime, ku identiteti im i fortë fetar është i dukshëm, më ndalojnë dhe më dërgojnë në një dhomë të veçantë, për të më pyetur se kush jam, çfarë bëj, çfarë kërkoj në atë vend drejt të cilit po udhëtoj… fatkeqësisht ata nuk dijnë anglisht, ndaj dhe ftesat për konferencë nuk më ndihmojnë.


E revoltuar, i pyes: përse më mbani këtu, për çfarë arsye më sollët? Mirëpo, nuk marr asnjë përgjigje.. Gjëra të ngjashme më ndodhin edhe në aeroportet e Europës, ku siguria atje është në një nivel më të lartë. Gjatë atyre 15 minutave targetohem gjithmonë si: “Shumë e bardhë për të qenë muslimane, dhe shumë muslimane për të qenë e bardhë"

Përfundimisht, kjo është diçka me të cilën vazhdimisht ballafaqohesh kur lind nevoja për përkatësi, që identiteti të jetë gjëja kryesore që ty të karakterizon, dhe që të gjithë të të shikojnë përmes prizmit të këtij identiteti.


Në fakt, kjo e vështirëson më shumë funksionimin në një shoqëri normale, të cilën të gjithë e ëndërrojmë. Sikur të më jepej mundësia për ta zgjedhur një identitet, megjithëse identitetin tim tashmë e kam të formuar, unë do ta zgjedhja atë të pavdekshmin. Një identitet për të cilin nuk të pyet askush, identitetin njerëzor, të jem një individ pozitiv i shoqërisë, që kontribuoj për të.


Është një identitet që askush nuk e përkëmbë apo shkel me këmbë. Me “dilemën” e të qenit “tepër e bardhë për të qenë muslimane”, jemi duke humbur shumë kohë dhe energji, dhe të debatosh mbi atë se kush ka të drejtë e kush jo, se kush duhet të shkoj të votoj në referendum apo kush jam unë që t’i thërras njerëzit që të votojnë, apo të ngjashme… të githa këto janë humbje kohe në vend që vëmendjen tonë ta fokusojmë tek ndërtimi i një shoqërie konstruktive dhe një indentiteti që e pasqyron Maqedoninë vërtet të tillë, si p.sh. një shoqëri multi – kulturore, multi-etnike, multi-fetare… Me gjitha këta “multi” para, i kthehemi disa problemeve rrënjësore mbi atë se kush jemi. E keni vënë re se si komunitetet tjera etnike janë gjithmonë tradhëtarë… apo ndjenja përkatësie se kur je pjesë e një grupi dhe dëshiron të pranohesh prej këtij grupi, do të duhet ta kesh po të njëjtin mentalitet dhe të përputhesh me të njëjta ide. Çdo gjë që është ndryshe nuk pranohet, qoftë mënyra si mendojmë, si etni apo komunitet. Ndoshta kur kritikojmë në debate publike dhe konferenca, duke kërkuar një sistem më të mirë, ose për një shtet më të mirë, do të duhet të flasim për Maqedoninë para bashkësisë ndërkombëtare – në një dritë shumë më të mirë. E sa i përket identitetit, shpresoj që të gjitha komunitetet të përqendrohen tek të përbashkëtat dhe jo tek ndasitë. Dhe me këtë të ndërtojmë një shoqëri që vërtet na ofron një vend më të mirë për jetesë, duke marrë kështu epitetin “qytetarë të Evropës.” Përktheu: Hanife Alija Dauti

Burimi: MUSLIMANIA.AL

Comments


bottom of page