top of page
Search

Të reja nga politika

Duket se edhe në Shtator do të kemi një vazhdimësi të retorikës politike në vend. Nuk shikohet ndonjë aktmarrëveshje politike në horizont. Faktorët politikë janë të pakoordinuar për tu paraprirë zhvillimeve të vendit dhe për të orientuar energjitë e vendit në drejtimin e duhur. Përqëndrimi i tyre është lufta për pushtet në çdo kusht dhe çfarëdolloj çmimi. Përplasjet politike po gërshetohen edhe me ato institucionale siç është rasti I Presidentit.


Kryeministri Rama

Nuk ka përpjekje apo ofertë konkrete për zgjidhjen e krizës politike dhe tja paraqesë opozitës,siç duket ka hequr dorë nga letrat. Duket se gjithçka po shkon në rregull për Kryeministrin e vendit dhe opozita jashtë parlamentit është vetëpërjashtuar,punë për të. Aksione të shumta kanë nisur në luftën kundra informalitetit dhe shkarkime në masë po kryhen në nivele drejtorësh. Shkodranët me sarkazëm kanë nxjerrë drejtoreshat e reja me bikini në plazhe në vend të meshkujve. Shqipëria mbetet kështu vendi ku shkarkimet vijnë me urdhër politik dhe administrate publike është gangrene pa efektivitet.


Kryetari I Opozitës Basha

Basha po përgatit partinë për protesta masive,duke e parë si të vetmen mundësi zgjidhjeje . Është intensifikuar lufta politike me anë të argumenteve politike dhe fakteve që jepen për inkriminimin e pushtetarëve. Opozita në këtë luftë ka pasur fitore të vogla, siç ishte rasti Kajmaku apo Valdrin Pjetri në Shkodër. Po a janë këto të mjaftueshme? Sigurisht që jo. Opozita ka nevojë urgjente për një vizion të ri për të arritur që të bindë qytetarët të dalin në protesta. Duket se qyetarët janë të lodhur tashmë me kauzat e vjetëruara. Nga ana tjetër një ndryshim brenda strukturave të PD-së është i nevojshëm. Një demokraci e brendshme e dukshme është e nevojshme të zhvillohet brenda PD-së.


Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta u kujtua për atdheun vetëm kur ju rrezikua LSI-ja të mbetej pa pushtet. Atëherë ai filloi të “fliste pa doraçka” për krizën, si kofini pas të vjelit. Tashmë “gijotina” ka nisur punën dhe spo ndalet për ekzekutimin e tij. Dashur pa dashur ai është në anën e duhur të historisë,duke u shfaqur si ajo e një roli pozitiv dhe stabilizues,por edhe pse rastësisht ky rol na duhet në këto momente,pamvarësisht qëllimeve

Në një postim të ditës së sotme ai shkruan:

'Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë. Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj. Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!', shkruan Meta.


Mbetemi në pritje ë zhvillimeve të reja,por duket se temperature politike do të jetë e lartë edhe në Shtator.

留言


bottom of page