top of page
Search

TË VRAVA PADASHUR!...

Nga Pajtim Çaushi


TË VRAVA PADASHUR!...

(paradoks ligjor)

Kur burri për qejf vret gruan

dhe thotë:

- Ah, e vrava padashur!

me ligj gjobë të vockël paguan!...


Edhe drogmeni grinë prapa e para,

pastaj bën trimin me njeqind të shara,

mandej:

- Mbylle se padashur të vrava!...


Shoku shokun e miku mikun vret:

- Hesht familje, pse po bërtet?

Unë ligjêrisht:

vetëm gjobë në shtet!...


Krimineli kaposh një vajzë copton,

as hundë nuk ul,

as ndjesë kërkon:

- Padashur e vrava, ligji gjobon!...

Nëse vërtet ligji vrasësit i thotë: - Po,

vra si padashur dhe unē vetëm gjobo,

atëherë qënka për kanibalë,

se për njerëz jo!...




ความคิดเห็น


bottom of page