top of page
Search

Udhe te mbarë Nu Hajta!...

Nga Pajtim Çaushi

Iku nga jeta dhe Nuja...

Sot e percollëm për jetën tjetër edhe Nu Hajtën, miken e Nenes sime Fetes...

E pastë udhen të bardhë për Parajsë!...

Ishte 98 vjeç...

Pse kjo ka rëndësi?...

Ajoi ishte NËNÊ,..

E pastë dheun të lehtë!...

Se ishte Nanë e Mirë, Humane, e perkushtuar...

Unë, i ikuri nga qyteti im i bukur, sa kthehesha ndonjehere në Piratin tonē të Konispolit, shkoja tek Nuja...

Dhe ajo më ndiente që larg aromën e njohur dhe, ndonese nuk shihte mire, me njihte e thirrte e gezuar:

- Ua, erdhi Pajtimi, erdhi djali i shtepise, erdhi djali i lagjes!..

Sikur tani e kam ne vesh zerin e saj...

Sa e mire, sa e dashur, sa humane Nuja jone e shkelqyer!...

Udhe te mbarë Nu Hajta!...

Te lutem jepu te fala të ikurve te mi para kohe, Bajramit dhe Fetanetes!...

Pra Babait dhe Nanes...

Ja i vetmi urim që mund t'u bëj:

E kalofshi bukur jeten tuaj te vertete ne Parajsen e Zotit!...

Dritë u lëshoftë shpirti engjellor!...



Comments


bottom of page