top of page
Search

Unaza e Lokes

Nga Bukra Hysenukaj Kastrati


Qysh kur jam ba me majt mend, e kujtoj Loken teme, nji grue me autoritet te padiskutueshem n'familje, tipar qe e zotnon edhe sot, kur na fmijt e saj jena ba prind e do edhe kandidat per gjysh.

Pushteti qe ushtrote te na, me fjale e me nji fjalor shume t'pasun, ishte efektplote n'qellimet e saj me na edukue e disiplinue si mbas mnyrs s'saj, (n'sinkrone me sistemin diktatorial t'kohs).

N'fakt fjalt e bukura e t'mira i kish me kursim. Edhe sot i ka. Ma shume se urimet e perkdhelit, ja maj mend nemt. Plum pushke i kish. P.sh nji prej nemve ish "mos t'celte sabahi, e n'tcelt sabahi, mos t'errt akshami", ku nuk t'lanke alternative per pshtim.... ose, kur hypsha maje pemve (pasioni jem), bertitke prej te stupi: "rafsh me krye para" dhe t'mendosh qe kto fjale i dalshin prej frike se mos rrzohna.


Nji tjeter nem ish: "mos past Zoti ngie me u marr me ty" e pafund t'tjera qe mahen e s'mahen mend. Nji dit e ndigjoj tuj bisedue me nji komshijen tone.

I tha: "m'u ka kput unaza e serms, e ma mire me m'u pa qerrue njani sy, se m'iu bien nemt fmijve".... "hajt ubu, -i tha komshija, -se nuk i nem me shpirt".

Une ndigjova por nuk arrita me e ba lidhjen mes nemve e unazs, deri von, kur mora vesh se, unaza e serms, kish veti me i thith ato qe sot i quejm "energji negative". Une nuk di se ku ka perfundue ajo unaze, por tham, ba me kan gja qe shperthen, me tan ato energji t'zeza qe ka thith nder vite, bash boten kish me permys.


Tash Lokja nuk nem ma. Ne jo t'pakten. Kaj here veten. Ket pranvere qillova te Lokja kur ke pjek bojlia. Thash po testoj takatin tem e durimin e Lokes e per 60 sekonda mrrina n'maje. Vec kur shoh loken te stupi ka m'perbehet n'tgjall e n'dekun me zhdrip posht. As nuk m'shkoi mendja me Ju bind e ajo fshau e m'tha....

"zhdrip lokjo se ba e u rrxue, cka i kallxoj burrit tand".



Comments


bottom of page