Unë kam ca "preferenca" sesi do të doja të vdisja.... por jo pa jetuar më parë.
Do të preferoja të vdisja duke vallëzuar në shi sesa duke pritur ulur që të dalë dielli,
Do të doja të vdisja duke provuar sesa duke shpresuar,
Do të doja të vdisja duke nxjerrë prej shpirtit gjithçka kam sesa duke e ruajtur gjithçkanë e shpirtit prej të tjerëve,
Duke fituar buzëqeshje sesa para,
Duke dashur sesa duke më dashur,
Do të preferoja të vdisja nga dëshira, pasioni, ëndërrimet, sesa nga mërzia, apatia, boshllëku i rehatisë.
Duke rrëfyer dhimbjen e të tjerëve sesa timen,
Do të doja të vdisja duke qenë mirënjohëse për çdo sekondë të bukur të jetës sesa duke lotuar për çdo dhimbje që ajo më dha,
Sepse vdekja nuk është asgjë në fund të fundit.
Mbulesa e besimtareve myslimane
0%Duhet lejuar vetëm në Shkolla
0%Duhet lejuar kudo, eshte e drejtë e gjithsecilit
0%Duhet te ndalohet në Institucione Publike dhe Shkolla
Të mos kesh jetuar është drama e vërtetë,
Të mos kesh me kë të ndash një kujtim të bukur është mjerim, të mbetesh në agoninë e ditëve të pakuptimta e të mos kesh më asnjë motiv për të jetuar.
Të të mos tringëllojë kurrë telefoni prej nje thirrje a një mesazhi që nis me fjalën "të dua", në të gjitha dimensionet e saj njerëzore.
Të kesh humbur shpirtin pse i ke privuar atij dashurinë, është të kesh vdekur ndërkohë që frymon akoma.
Ervina Toptani
Comentários