Ja erdhi dhe 1 Maji, dita e punëtoreve. Nuk është festë, jo të dashur punonjës. Kjo është ditë proteste, protestë për të drejtat tuaja. Unë sot protestoj. Po, unë sot protestoj. Protestoj kundër të gjithë atyre që hedhin baltë mbi emrin e profesionit tonë, atij më fisnikut, atij me emrin "mësues". Protestoj kundër mohimit të fjalës dhe mendimit të lirë. Protestoj kundër të gjithë personave që nuk mbrojnë dinjitetin e mësuesit. Protestoj kundër atyre që ``përqeshin`` shpjegimin e mësuesve në kushte karantine. Protestoj kundër atyre mediave që bëjne ``EUREKA`´ se dëgjojnë gjatë shpjegimit të mësimit, zërin e pafajshëm të fëmijës së mësuesit në kushte karantine. Protestoj kundër prindërve që u merzitën sepse i ´´shqetësuam´´ në telefon për mësimet e fëmijëve të tyre. Protestoj kundër të gjithë atyre që po na " mbysin" me akuza sikur ne jemi armiqtë e tyre. Protestoj kundër atyre që shkruajnë nëpër portale, bëjnë thashetheme duke përdorur thënien " Mësuesi e merr rrogën qyl". Për të gjithë ata që nuk e dinë, kalimi nga sistemi i ``dërrasës së zezë`` në teknologjinë moderne digjitale, ka qenë një sfidë e vërtetë. Kjo për mësuesin kërkoi shumë mund dhe punë. Por të gjithë ne si mësues ja dolëm, e përballuam dhe po e përballojmë me sukses falë një pune të madhe kolosale.
Tani ju mund të gjeni punën tonë të dokumentuar në më shumë se një milion minuta video.
Kjo e gjitha e krijuar me dëshire, vullnet dhe përkushtim nga ana jonë.
Dhe për këte, ne mësuesit, meritojmë të paktën një falenderim.
Unë jam mësuese, ne jemi mësues. Ju lutem njerëz, mos na perçmoni, mos hidhni baltë mbi ne.
Ne jemi ato që ju jeni sot.
Ne jemi ato që fëmijët tuaj do të jenë nesër.
Ne jemi “punëtorët“ që ndërtojmë të ardhmem.
1 Maji, kjo ditë e bukur pranvere karantine, të shërbejë për reflektim, që rrezet e ngrohta pranverore t’ju ndriçojnë mendimet.
Une si mësuese, sot protestoj!
Yorumlar